Gjermania ka paralajmëruar mbylljen e centraleve bërthamore deri në vitin 2022, duke u bërë kështu vendi i parë i industrializuar që braktis fuqinë bërthamore.
Ky vendim, i nxitur në masë të madhe nga katastrofa që mbërtheu centralin bërthamor Fukushima në Japoni, u arrit sot nga partitë që përbëjnë koalicionin qeverisës të kancelares Angela Merkel.
Ministri për Ambientin, Norbert Rotgen, e bëri publik vendimin.
"Koalicioni është pajtuar mbi politikat e energjisë dhe kthimin që duhet bërë në këto politika. Sa për mbylljen e centraleve bërthamore, sipas marrëveshjes sonë, shtatë centrale të vjetra bërthamore dhe centrali Kruemel nuk do të jenë më funksionalë. Grupi i dytë i gjashtë centraleve bërthamore do të shkyçet më 2021, kurse tre centralet më moderne do të mbyllen deri në vitin 2022”, tha ministri Rotgen.
Fuqia bërthamore mbulon 23 për qind të nevojave të Gjermanisë për energjinë.
Ky vendim i Gjermanisë ndryshon nga politika e mëhershme e kancelares Merkel, e cila kishte nxitur masa të reja në 2010-ën për jetëgjatësinë e centraleve bërthamore, duke parashikuar shkyçjen e fundit në vitin 2036.
Kundërshtimet e ashpra në opinion, të nxitura nga ngjarjet në Fukushima, e kanë detyruar atë që të rishikojë planet dhe të mbyllë centralet më të vjetra bërthamore, duke u thirrur në shkaqe sigurie.
Zonja Merkel tha sot se Gjermania duhet të ndjekë një rrugë të re drejt një energjie më të sigurt.
"Puna e deritashme ka treguar se sistemi ynë energjetik duhet të ndryshohet thelbësisht, por gjithashtu ka dëshmuar se këto ndryshime mund të bëhen. Ne duam që energjia në të ardhmen të jetë më e sigurt, e paralelisht edhe më e qëndrueshme në aspektin ekonomik”, tha zonja Merkel.
Ajo shprehu bindjen se vendimi për të braktisur fuqinë bërthamore do të bekohet edhe nga parlamenti.
"Ky do të jetë një rast kur raporti i komisionit të ngritur për këtë çështje, të mos mbetet në sirtar. Ai do të përkthehet në masa konkrete shumë shpejt”, tha kancelarja gjermane.
Nosrat Vahedi, nga Universiteti Ludvig Maksimilian në Mynhen, shpjegoi më shumë vendimin e Gjermanisë:
"Si një shtet industrial, Gjermania beson se tani është koha më e mirë për të zhvilluar dhe prezantuar teknologji të reja. Nëse këto teknologji dëshmohen të suksesshme në Gjermani, ato mund të gjejnë zbatim edhe në tregun botëror”, tha ai. (a.v.)