Analistët politik konsiderojnë se nuk ka garanci për zbatimin e marrëveshjeve që janë paralajmëruar të dalin nga dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Ata thonë se kjo gjë do të bazohet në vullnetin e mirë e të dyja palëve, ndërsa shprehen skeptikë lidhur me rolin e Bashkimit Evropian apo mekanizmave të tij në jetësimin e marrëveshjeve eventuale.
Edhe pse cilësohet të ketë qenë konstruktiv deri më tani, askush nuk mund të garantojë zbatimin e marrëveshjeve eventuale të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit, thonë njohësit e rrethanave politike në Kosovë e Serbi.
Ata vlerësojnë se do të varet nga vullneti i mirë i të dyja palëve t’i zbatojnë çështjet, për të cilat synohet të gjenden zgjidhje në kuadër të dialogut.
Koordinatori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se një rol në zbatimin e këtyre marrëveshjeve mund ta ketë misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.
“Zbatimi varet nga të dyja palët - nga institucionet kosovare dhe nga institucionet në Beograd. Disa nga çështjet mund të implementohen nga EULEX-i, si për shembull çështja e vulave doganore, por të tjerat si shkëmbimi i dokumenteve apo liria e lëvizjes do të varen nga të dyja palët”, thotë Janjiq.
Komenti i tij pason paralajmërimin e shefes së ekipit kosovar në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, që së shpejti pritet të arrihet një e ashtuquajtur “pako marrëveshjesh” me shtetin serb.
Mirëpo, hulumtuesi në Klubin për Politikë të Jashtme, Ardian Arifaj, shpreh skepticizmin e tij lidhur me rolin e EULEX-it në zbatimin e marrëveshjeve eventuale ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
“Nuk mundet EULEX-i. EULEX-i nuk po mund të kalojë në veri, sepse do të ndiqeshin nga një grusht ekstremistësh tinejxherë, e lëre më ta implementojë ndonjë marrëveshje më të ndërlikuar. Thjesht, Bashkësia Evropiane - prezenca e saj në Kosovë, nuk ka kurrfarë kapaciteti për të implementuar asgjë. Deri tash, nuk ka arritur të implementojë asnjë prej kompetencave të veta, kështu që dyshoj shumë që BE-ja ose ndonjë institucion i saj të mund të bëjë diçka në Kosovë”, thekson Arifaj.
Raundi i katërt të bisedimeve, i cili u zhvillua kah mesi i majit në zyrën e ndërmjetësuesit evropian, Robert Kuper, në Bruksel, u vlerësua të ketë qenë konstruktiv dhe të ketë sjellë një varg çështjesh afër marrëveshjes.
Megjithatë, Janjiq tha se as në Serbi, e as në Kosovë nuk po shihet ndonjë vullnet për të nënshkruar çfarëdo marrëveshje për temat e diskutuara deri më tani.
I pyetur se a do të duhej Bashkimi Evropian ta kushtëzonte rrugën e integrimit e të dyja vendeve në BE me zbatimin e marrëveshjeve që pritet të dalin nga dialogu, Janjiq shprehet:
“Bashkimi Evropian do të mund ta shtynte Beogradin të përparojë në dialog duke ia bërë këtë parakusht për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE, por rasti i Kosovës është krejt i veçantë. Bashkimi Evropian është brenda; Bashkimi Evropian po i paguan institucionet e veta e nuk është në gjendje të kushtëzojë Kosovën, sepse do ta kushtëzonte veten. Ky është paradoksi i situatës”.
Regjistri civil, kthimi i dokumenteve kadastrale, çështja e CEFTA-s dhe vulat doganore, telekomunikacioni e energjia elektrike, çështja e personave të pagjetur, trashëgimia kulturore dhe fetare, si dhe njohja e diplomave shkollore dhe universitare janë prezantuar në tryezën e bisedimeve deri më tani.
Takimi i radhës është paralajmëruar të mbahet kah mesi i muajit qershor po në Bruksel, por për asnjë nga temat e diskutuara deri më tani nuk është nënshkruar ndonjë dokument, me të cilin do të qartësohej mënyra e zgjidhjes së problemeve.