Merkel: Gjermania e përshpejton kalimin në energji të tjera

Kancelarja Angela Merkel, sot ka premtuar se Gjermania do ta përshpejtoj tranzicionin në energjinë e ripërtrirë, derisa po e rishqyrton politikën e saj bërthamore, në dritën e ngjarjeve në Japoni.

Në fjalimin e saj në Parlament, zonja Merkel, ka bërë thirrje për “dalje të matshme”, nga energjia atomike dhe tha se “çdo gjë do të futet nën mikroskop”, gjatë rishqyrtimit të sigurisë, që u urdhërua, pasi tërmeti dhe cunami e dëmtuan centralin bërthamor në Japoni, duke i rritur shqetësimet për përhapje të rrezatimit.

Opozita e ka akuzuar kancelaren Merkel për ndryshim të politikës jo të popullarizuar atomike të qeverisë, me shpresë se do t’i shmanget disfatës në zgjedhjet kryesore rajonale, më vonë këtë muaj.