Një grup përfaqësuesish të serbëve të veriut, që veten e quan Kuvendi i Komunave Serbe, ka shpallur kryeministrin rus, Vladimir Putin, qytetar nderi të Kosovës.
"Dekorata do t'i jepet më 23 mars, gjatë vizitës që Putini do t'i bëjë Beogradit", tha shefi i Zyrës së Federatës Ruse në Prishtinë, Andrej Shugorov, i cili mori pjesë në ceremoninë në Zubin Potok.
Kryetari i të ashtuquajturit Kuvend të Komunave Serbe, Radovan Niçiq, tha se vendimi është marrë "nisur nga fakti që Putini dhe bashkëpunëtorët e tij janë shqetësuar për integritetin territorial të Serbisë më shumë se vetë Beogradi".