“Duam fakte, nuk mund të vazhdohet më me spekulime. Kosova nuk mund të mbajë edhe më gjatë barrën e akuzave që përmban raporti i Këshillit të Evropës, i hartuar nga Dik Marti”.
Kjo ishte kërkesa e artikuluar nga pjesa dërrmuese e europarlamentarëve, të cilët, për herë të parë më 10 mars, patën mundësi të diskutonin me homologun e tyre zviceran, që nga miratimi i raportit të tij mbi akuzat për trafik organesh nga një pjesë e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Prokuror special, por jashtë Kosovës
Dik Marti dhe europarlamentarët, anëtarë të Komitetit për Politikë të Jashtme, ndajnë të njëjtin mendim rreth nevojës për hetime mbi akuzat për trafik organesh.
Marti kërkoi hetime nën ombrellën e EULEX-it, por me disa ndryshime krahasuar me mënyrën se si funksionon aktualisht misioni evropian.
“Marti tha se sa më shpejt të ngrihet struktura hetimore për këtë rast dhe të sigurohet se dëshmitarët janë të mbrojtur, ai do të ofrojë dëshmitarët. Në këtë moment, nuk mund të them se kur, kush apo ku do të ndodhë një gjë e tillë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Doris Pak, njëra nga parlamentarët evropianë me përvojë më të gjatë në Ballkan.
Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, jep më shumë shpjegime mbi mënyrën se si Marti i sheh hetimet.
“Propozimi i tij është që hetimet të bëhen nën ombrellën e EULEX-it, por që hetimet të jenë të bazuara jashtë Kosovës, pasi Kosova është një vend i vogël dhe ka ende probleme me mbrojtjen e dëshmitarëve. Me këto qëndrime pajtohem dhe unë. Një tjetër element, për të cilin këmbënguli Marti, është dhe fakti se prokurori i kësaj çështjeje duhet të jetë i njëjti nga fillimi në fund. Të mos ketë ndryshim të prokurorëve, për shkak të kohëzgjatjes së mandatit, siç ndodh zakonisht në EULEX. Mendoj se ky është një opsion i mirë”, sqaron Lunaçek.
Faktin se EULEX-i duhet të jetë organizmi që merret me hetimet mbi akuzat e raportit të Martit, nuk e vë në dyshim as eurparlamentari slloven, raportuesi për Serbinë, Jelko Kacin.
“EULEX-i është atje për të bërë hetimet. Nëse ka nevojë për asistencë të mëtejshme, do ta marrë”, thotë ai.
Me gjithë faktin se Dik Marti e sheh EULEX-in si strukturën që duhet t’i drejtojë hetimet, nuk është asgjë e qartë lidhur me kohën kur raportuesi i Këshillit të Evropës do t’ia dorëzojë provat, që thotë se i ka, misionit evropian për rend dhe ligj.
“Është shumë e vështirë të japim afate kohore, pasi shumëçka do të varet nga mënyra se si do të procedojë EULEX-i në të ardhmen”, thotë Eduard Kukan, eurparlamentar sllovak dhe ish-i dërguar i OKB-së për Kosovën gjatë konfliktit të viteve ’90.
Dik Marti pranon hetimet nën ombrellën e EULEX-it, por struktura që ai kërkon mund të ngrejë pikëpyetje se bëhet fjalë për një lloj gjykate speciale ndërkombëtare, këtë radhë vetëm për Kosovën.
“Jo, nuk mund ta them. Kjo është një ide, një propozim i zotit Marti që duhet diskutuar me EULEX-in. Nëse EULEX-i thotë se grupi hetimor duhet të jetë i vendosur në terren, pasi në Kosovë është siguruar mbrojtja e dëshmitarëve, unë do të jem dakord. Në fund, duhet të jenë autoritetet që do të merren me hetimin që të vendosin”, sqaron raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, duke e lënë ende të hapur për debat çdo modalitet që lidhet me hetimin.
Për të mësuar më shumë, brenda pak ditësh, në këtë komitet do të flasë dhe drejtuesi i EULEX-it.
Marti, një raport mbi thashetheme
Në paraqitjet e tij të 16 dhjetorit dhe 25 janarit para Këshillit të Evropës, Dik Marti ka marrë jo pak duartrokitje dhe fjalë mirënjohjeje lidhur me raportin e tij mbi Kosovën.
Në të parin takim jashtë Këshillit të Evropës, Dik Marti është përballur me deklarata të forta mbi vërtetësinë e raportit dhe prapavijën politike të tij.
“Problemi është se ai ka hartuar një raport bazuar në thashetheme, bazuar në ato që shkruan Karla Del Ponte. Kjo nuk është serioze. Nëse je parlamentar, nuk mund të bësh punën e prokurorit, duhet t’i bazosh veprimet në fakte. Ai është parlamentar, ne jemi parlamentarë. Në punën tonë kurrë nuk duhet të akuzojmë një vend, një politikan apo një grup politikanësh bazuar mbi thashetheme dhe pa pasur asnjë provë. Ai ka të drejtë të bëjë pyetje, por jo të bëjë akuza pa prova“, thotë Pak.
Akuzat e Martit kanë prapavijë politike dhe këtë nuk e vë në dyshim Bernd Poselt, europarlamentar gjerman.
“Marti ka qenë edhe kundër pavarësisë së Kosovës, gjithmonë ka vepruar kundër Kosovës dhe jam i sigurt që ka një prapavijë politike“, thotë ai.
Sipas Poselt, edhe pasojat politike për Kosovën nga raporti janë të mëdha.
“Po, ekziston rreziku i destabilizimit në Kosovë dhe raporti paraqet rrezik për bisedimet që kanë nisur, të cilat janë kyçe për të ardhmen e rajonit”, thotë Poselt për Radion Evropa e Lirë.
Kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës me raportin e Martit kanë një argument më shumë kundër shtetit më të ri.
“Akuzat nuk lidhen thjesht me kryeministrin dhe disa njerëz rreth tij, por i rëndojnë gjithë vendit. Ky është dhe problemi që kam pasur personalisht me raportin. U pa dhe gjatë debatit se ata që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, përdorin raportin e Martit dhe akuzat e bëra në të si argumente kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj, çfarë është e papranueshme për mua”, thotë Ulrike Lunaçek.
Ish-ministri i Jashtëm sllovak, Eduard Kukan, e pranon se raporti i Martit e ka forcuar pozitën kundër pavarësisë së vendit të tij. Sllovakia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën.
“Qëndrimi i Qeverisë sllovake lidhur me njohjen e Kosovës nuk do të ndryshojë. Raporti i zotit Marti, në një mënyrë, jo substancialisht, do të mbështesë qëndrimin e Qeverisë sllovake”, sqaron Kukan për Radion Evropa e Lirë.
Akuzat më të rënda vijnë nga raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin.
“Para së gjithash, askush nuk e di se kush e ka shkruar këtë raport. Ky raport, mbi të gjitha, po ngre shumë pyetje dhe dyshime, të cilat duhen sqaruar sa më shpejt që është e mundur”, thotë ai.
I pyetur të sqarojë se çfarë nënkupton me formulimin “askush nuk e di se kush e ka shkruar raportin”, Kacin shton:
“...sepse unë nuk e di kush e ka shkruar raportin dhe nuk kam asnjë përgjigje në këtë pyetje”.
Dik Marti akuzon europarlamentarët
Pas akuzave për disa nga drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dik Marti, në një nga sallat e ndërtesës “Uinston Çërçill” në Parlamentin Evropian, nuk ka ngurruar të akuzojë dhe eurparlamentarët. Këta të fundit ia kanë ndërprerë fjalën Martit.
“Ai po paraqiste raportin dhe disa nga anëtarët e Komitetit nuk ishin dakord me të dhe ia ndërprenë fjalimin zëshëm. Në këto kushte shpërthyen dhe reagimet emocionale, që u frymëzuan nga zoti Marti dhe anëtarë të Komitetit, nga të dyja palët”, thotë Kukan.
Marti i akuzoi anëtarët e Parlamentit si të njëanshëm, për shkak të marrëdhënieve që kanë me njerëzit e akuzuar në raport.
“Reagimi i tij ishte tërësisht mbrojtës, për më tepër që u sulmua me pyetje nga së paku 90% e parlamentarëve që folën. Ata e pyetën për mënyrën se si e ka hartuar raportin, përse në këtë mënyrë dhe a është serioz në atë që ka bërë. Në fund, ai u bë shumë nervoz dhe na sulmoi ne, të gjithë parlamentarëve që folëm. Ai na tha se ne kemi marrëdhënie të fuqishme me njerëzit që ai ka akuzuar, e në veçanti me Thaçin, kurse ai vetë nuk ka raporte të tilla. Marti tha se nuk e ka takuar kurrë Thaçin e as Qeverinë e Beogradit. Ne ishim të anshmit”, thotë me nervozizëm Pak.
Për anëtarët e Parlamentit Evropian është e pakuptimtë të punosh për rajonin dhe të mos kesh kontakte me njerëzit e atjeshëm.
“Unë ia thashë shumë qartë atij, pasi e përmendte shpesh Del Ponten, se zonja Del Ponte ka qenë shpesh e ftuar në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe kur e kisha pyetur për gjeneral Gotovinën, më thoshte se e dinte me siguri se ishte i fshehur në Kroaci, madje në një manastir... e madje ka thënë edhe se fshihej nga Vatikani. Më vonë, Gotovina u kap në një ishull në Spanjë. Ai nuk kishte qenë kurrë në vendet për të cilat Del Ponte thoshte se kishte prova”, thotë Poselt.
“I kam kërkuar Del Pontes të kërkojë falje pas kapjes së Gotovinës, pasi me deklaratat e saj Kroacia u bllokua për shumë vite në integrimin në BE. Ajo u përgjigj se ishte keqinformuar nga shërbimet sekrete. Këtë pyetje ia shtrova zotit Marti. A mos do të vini dhe ju të na thoni se jeni keqorientuar nga shërbimnet sekrete? Ai nuk u përgjigj, por kishte vetëm sulme ndaj meje dhe të gjithë kolegëve. Ky është problemi im me të. Ai duhet të sjellë fakte serioze", thotë Poselt, i cili shton se nuk është asapk mik politik i Thaçit.
Ankesat e europarlamentarëve nuk do të mbeten në heshtje, pasi kreu i Komitetit për Politikë të Jashtme, Gabriele Albertini, do t’i dërgojë një letër proteste raportuesit Dik Marti për sjelljen e tij në takimin e 10 marsit.
Zoti Marti nuk ka pranuar të flasë për mediat e ndoshta pas debatit në Parlamentin Evropian do të rrallojë dhe paraqitjet në institucione që nuk i takojnë Këshillit të Evropës.

Problemi është se ai ka hartuar një raport bazuar në thashetheme, bazuar në ato që shkruan Karla Del Ponte.

Akuzat nuk lidhen thjesht me kryeministrin dhe disa njerëz rreth tij, por i rëndojnë gjithë vendit.
“Akuzat nuk lidhen thjesht me kryeministrin dhe disa njerëz rreth tij, por i rëndojnë gjithë vendit. Ky është dhe problemi që kam pasur personalisht me raportin. U pa dhe gjatë debatit se ata që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, përdorin raportin e Martit dhe akuzat e bëra në të si argumente kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj, çfarë është e papranueshme për mua”, thotë Ulrike Lunaçek.
Ish-ministri i Jashtëm sllovak, Eduard Kukan, e pranon se raporti i Martit e ka forcuar pozitën kundër pavarësisë së vendit të tij. Sllovakia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën.
“Qëndrimi i Qeverisë sllovake lidhur me njohjen e Kosovës nuk do të ndryshojë. Raporti i zotit Marti, në një mënyrë, jo substancialisht, do të mbështesë qëndrimin e Qeverisë sllovake”, sqaron Kukan për Radion Evropa e Lirë.
Akuzat më të rënda vijnë nga raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin.
...askush nuk e di se kush e ka shkruar këtë raport.