Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.
“BE-ja e ka ftuar qeverinë e SHBA-së si mysafire të dialogut dhe unë do të jem atje për të përfaqësuar Uashingtonin”, deklaroi Kantrimen për një grup gazetarësh.
Diplomati amerikan çmoi lart rolin e BE-së, por theksoi se të dyja vendet e kanë tepruar rëndësinë e dialogut, duke mos kursyer kritikat edhe për mediat.
“Politikanët dhe mediat në Beograd dhe Prishtinë po e ekzagjerojnë rëndësinë e dialogut. Është e rëndësishme për të dyja këto shtete që ta lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e të gjithëve në Kosovë”, theksoi Kantrimen.
“Është dialog dhe jo negociata. Është e mundur që secila palë të ngrejë çdo lloj problematike. Siç e thashë dhe më parë ne besojmë tek zoti Kuper dhe BE-ja që të mbeten të fokusuar në fushat ku mund të shënohet përparim”, pohoi zvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit.
Në këtë kuadër Kantrimen nënvizoi faktin se ky dialog mes Prishtinës e Beogradit nuk do të ndryshojë statusin e Kosovës.
“Në qëndrimin tonë çështja e statusit është e vendosur, dhe pavarësia e Kosovës është realitet. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e morri vendimin që vetëm konfirmon për ne se statusi i Kosovës nuk mund dhe nuk do të ndryshojë nga ky dialog.”
Megjithatë dialogu do të prekë përcaktimin e statusit pasi ka tema me natyrë praktike që lidhen me shtetësinë e Kosovës.
“Gjatë dialogut nuk mund të thuhet se çështje që kanë të bëjnë me statusin nuk do të ngirhen. E dimë se disa zgjidhje praktike për një numër çështjesh do të prekin statusin".
"Por për ne statusi i Kosovës është një çështje e mbyllur, që mund të diskutohet, por nuk mund të ndryshojë”, theksoi Kantrimen.