Autoritetet kosovare nuk kanë arritur të krijojnë një profil të hollësishëm për Arid Ukën, i cili ka vrarë të mërkurën dy ushtarë dhe plagosi dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit. Policia e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet gjermane lidhur me këtë rast, ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë për përfshirjen e Ukës në vepra terroriste në Kosovë.
Autoritetet gjermane dhe ato amerikane po hetojnë rastin, ndërsa gatishmërinë për të sjellë informata për kryesin e veprës, e kanë shprehur edhe mekanizmat përgjegjës në Prishtinë.
Mediat vendore e ndërkombëtare publikuan, gjatë ditës, informata të ndryshme sikurse për identitetin dhe jetën e Arid Ukës, ashtu dhe për motivin e sulmit të së mërkurës. Megjithatë, gjithçka mbetet ende në nivelin e spekulimeve.
Nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve mësohet se një pjesë e familjes së Arid Ukës, në mesin e të cilëve Behxhet dhe Rexhep Uka, jetojnë në Mitrovicë. Ata citohet ta kenë përshkruar nipin e tyre si një “mysliman të devotshëm, i cili ka punuar në Aeroportin e Frankfurtit”.
Të mërkurën mbrëma Policia e Kosovës njoftoi se, bazuar në informatat që ka, Arid Murat Uka ka lindur më 8 shkurt të vitit 1990 dhe se është nga Mitrovica, mirëpo mbetet e paqartë se çfarë shtetësie ka kosovari që po jetonte në Gjermani.
Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës thanë se janë në pritje të informatave lidhur me shtetësinë e Ukës - informata këto, që, sipas tyre, duhet të kërkohen në komunën e Mitrovicës.
Autoritetet përgjegjëse në vend nuk arritën të nxjerrin informata shtesë, ndërsa thanë se edhe në rast se zbulojnë të dhëna të reja, nuk do t’i publikojnë ato.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, shprehu gatishmërinë e policisë për të bashkëpunuar me autoritetet gjermane në rast të kërkesës për informata shtesë lidhur me profilin e Ukës.
“Policia e Kosovës ka bashkëpunim shumë të mirë me Policinë e Gjermanisë përgjithësisht, por edhe në rastin konkret ka filluar bashkëpunimi dhe kontaktet. Diçka më tepër nuk mund të bëjmë publike, për shkak se rasti hetohet prej policisë së Gjermanisë dhe ne jemi ende bashkëpunues në suazat e marrëveshjeve të bashkëpunimit që janë”, bëri të ditur Sadriu.
Mirëpo, gjatë ditës dolën në pah disa mospajtime në mes të autoriteteve gjermane dhe atyre amerikane, sa u përket dyshimeve për ndërlidhjen eventuale të rastit me terrorizëm.
Derisa Ministria e Brendshme e shtetit Hes në Gjermani bëri të ditur se Uka kishte vepruar i vetëm, duke mohuar ndërlidhjen e incidentit me ndonjë rrjet terrorist, zyrtarët e Pentagonit nuk e përjashtuan mundësinë që sulmi të ketë qenë i planifikuar nga më shumë njerëz.
Policia e Kosovës, ndërkohë, tha se nuk posedon informata për përfshirjen e Ukës në vepra terroriste në Kosovë.
“Ne kemi bërë verifikimin në sistemin tonë informativ të policisë dhe i njëjti nuk ka lënë të jetë i regjistruar në regjistrat tanë për veprime anti-terroriste në Kosovë”, deklaroi zëdhënësi Sadriu.
Pavarësisht kësaj, Prishtina zyrtare e dënoi aktin e rëndë. Kuvendi i Kosovës nisi seancën e së enjtes me një minutë heshtje për viktimat amerikane.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha:
“Të nderuar qytetarë, sot në emrin tuaj dhe timin shpreh indinjatën e thellë për aktin e djeshëm kriminal të ndodhur në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Në emër të qytetarëve të Kosovës që përfaqësojmë, në emër tuajin - deputetë dhe kabinet qeveritar, i shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtrisë amerikane, popullit amerikan dhe familjeve të të vrarëve dhe për të vrarët lus deputetët që të ngrihen në këmbë për një minutë heshtje”.
(Video: Arton Konushevci)

Your browser doesn’t support HTML5