Kosovë: Edita Tahiri - udhëheqëse e delegacionit për bisedime

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka emëruar sot zëvendës kryeministren Edita Tahiri, udhëheqëse të delegacionit të Kosovës, për dialogun për çështje praktike me Serbisë, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

“Dialogu si shtete të pavarura dhe sovrane me të gjitha shtetet fqinje, përfshirë Serbinë, dhe zgjidhja e problemeve praktike në të mirë të të gjithë qytetarëve të rajonit, është vlerë dhe standard evropian”, thuhet mëtutje në njoftim.