Ish-ministri i Transportit në Kosovë, Fatmir Limaj, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re të Kosovës. Lajmi u bë publik nga vetë Limaj, i cili tha se arsye për vendimin për të mos qenë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm kosovar, janë hetimet për korrupsion që EULEX-i po i zhvillon ndaj ministrisë që ai drejtoi për tre vjet rresht. Në EULEX thanë se hetimet mbi dyshimet për korrupsion janë duke vazhduar për rreth 90 raste; megjithatë nuk u dha ndonjë shifër precize se sa nga njerëzit eventualisht të përfshirë në afera korruptive i takojnë skenës politike të vendit.
Qysh para se të bëheshin publik të gjithë emrat e kabinetit të ardhshëm qeveritar, ish-ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, njoftoi se nuk do të jetë pjesë e këtij kabineti.
Në një takim me gazetarë, Limaj tha se ka vendosur që për shkak të hetimeve mbi dyshimet për korrupsion, të cilat EULEX-i po i zhvillon ndaj ministrisë që ai drejtoi për tre vjet, të heqë dorë nga të qenët pjesë e Qeverisë së re të Kosovës.
Vendimi për dorëheqjen nga struktura e re qeveritare, sipas tij, është vendim personal dhe, siç e quajti ai, obligim ndaj rreth 75 mijë kosovarëve që e kanë votuar atë për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Kërkesat e vazhdueshme për krijimin e një qeverie të pastër, me kredibilitet moral dhe politik, sipas Limajt, duhet të jenë në shërbim të ligjit, të vlejnë për të gjithë dhe të mos përdoren për, siç u shpreh ai, eliminime politike.
“Derisa të jenë ato hetime, unë personalisht nuk do të jem pjesë e kabinetit të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës. Shpresoj që ky kriter dhe ky standard që po e vëmë sot, të vlejë për të gjithë. Shpresoj që kjo të mos përdoret në mënyrë selektive dhe dëshiroj të besoj shumë që drejtësia të mos lejojë individë të caktuar që përmes kësaj parulle të bëjnë eliminime politike të njerëzve, të cilët kanë bërë dhe i kanë shërbyer vendit të tyre”, u shpreh Limaj.
Ai ritheksoi pafajësinë e tij lidhur me dyshimet për korrupsion, ndërsa bëri të ditur se deri në përfundimin e hetimeve të EULEX-it, do të jetë në dispozicion të organeve të drejtësisë.
Prokurorët e misionit evropian për sundimin e ligjit, ndërkaq, aktualisht janë duke hetuar 90 raste për korrupsion, me 50 prej të cilave po merret
Prokuroria Speciale e Kosovës, ndërsa 40 të tjera janë në nivelin e Prokurorisë së Qarkut.
Edhe pse nuk foli për numrat konkret të rasteve për korrupsion që kanë të bëjnë me përfshirjen eventuale të politikanëve kosovarë në vepra korruptive, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, tha se rastet për korrupsion, me të cilat merren misionarët evropianë janë ato të profilit të lartë.
“Rolin kryesor në luftimin e korrupsionit në Kosovë duhet ta kenë institucionet e Kosovës. Sidoqoftë, EULEX-i e kryen pjesën e vet të punës. Pjesë e EULEX-it në hetimin e rasteve janë vetëm rastet e profilit të lartë”, tha Krasniqi.
Thirrjeve të vazhdueshme për krijimin e një qeverie të pastër me integritet moral të Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë iu bashkua gjatë ditës dhe një organizatë joqeveritare vendore.
Para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të FOL-it hodhën sapunë dhe detergjent para hyrjes së objektit të Kuvendit duke u kërkuar në këtë mënyrë 120 ligjvënësve të votojnë një qeveri “të pastër dhe kompetente” dhe një president me “personalitet kredibil”.
Petrit Zogaj nga FOL-i, shpjegoi:
“Brenda këtij Kuvendi kemi njerëz që kanë qenë të dënuar, kemi njerëz që janë nën hetime kombëtare dhe ndërkombëtare. Vota e 76 a sa deputetëve që janë të rinj në këtë Kuvend të Kosovës është dashur të mendohet jashtëzakonisht shumë përpara se të votojnë çfarëdo institucioni që del nga kjo seancë e sotme”.

Derisa të jenë ato hetime, unë personalisht nuk do të jem pjesë e kabinetit të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës.