“Konfiguracioni i partive politike në Parlament nuk është një që nuk jep një qeveri të qëndrueshme ose të fuqishme dhe, më keq se kjo, partia më e madhe, e cila duhet të ketë rolet kryesore - pra postin e kryeministrit për qeverinë e ardhshme, PDK-ja, është dëmtuar nga raporti i Martit dhe nga një varg zhvillimesh të tjera politike në Kosovë”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori për Ballkanin i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec.
MARKO PRELEC
Statusi i Kosovës është ai i një shteti fare të pavarur, edhe pse ka mbetur që të vendosen marrëdhëniet me Serbinë dhe t’i përmirësojë marrëdhëniet me shtetet që nuk e kanë njohur atë.
Kjo është një detyrë e vështirë dhe detyra të vështira do ta presin Qeverinë e Kosovës gjatë këtij viti. Së pari, ajo duhet ta formojë një qeveri që nuk do të jetë e lehtë dhe duhet të hyjë në bisedime me Serbinë për një varg çështjesh.
RADIO EVROPA E LIRË
MARKO PRELEC
Do të jetë një sfidë e madhe. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit u kontestuan dhe u veçuan me shumë probleme - kryesisht ndërmjet anëtarëve të partisë, të cilët synonin poste më të mira. Kjo ka lënë një shije të keqe te çdokush.
Konfiguracioni i partive politike në Parlament nuk është një që nuk jep një qeveri të qëndrueshme ose të fuqishme dhe, më keq se kjo, partia më e madhe, e cila duhet të ketë rolet kryesore – pra, postin e kryeministrit për qeverinë e ardhshme, PDK-ja, është dëmtuar nga raporti i Martit dhe nga një varg zhvillimesh të tjera politike në Kosovë. Do të jetë një sfidë e madhe të formohet një qeveri, sikurse e qëndrueshme, ashtu dhe e fuqishme.
MARKO PRELEC
Po, duhet të kujtojmë se kjo nuk është një kërkesë për një qeveri të engjëjve - në krijimin e së cilës do të haste në vështirësi çdo shtet. Ajo që kërkohet janë njerëz që nuk janë të akuzuar, apo njerëz që nuk janë në fazën finale të hetimeve kriminale.
Ka shumë akuza në qarkullim, sikurse në Kosovë ashtu dhe në vendet e ish-Jugosllavisë, dhe nëse e përjashtojmë çdo emër që është përmendur lidhur me krime, do të mbetet një numër i vogël i njerëzve. Mendoj se liderët politikë në Kosovë e kanë kuptuar kërkesën e Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila është e bindur se mund të formohet një qeveri e tillë. Se a do të vendoset që të merret parasysh kjo këshillë - do të shohim.
MARKO PRELEC
Mendoj se ka pasur një efekt shumë të keq dhe mendoj se koha, në të cilën u publikua dhe u prezantua ai, është thellësisht fatkeqe. Ka tentuar që në opinionin evropian ta ndërlidhë Kosovën me një lloj gangsterizmi, që është mjaft e padrejtë.
Mund të bëhet një kritikë më serioze për raportin e Martit: ai ka pasur efektin e trajtimit të një çështjeje serioze që është vuajtja dhe, në fakt, edhe vdekja e një numri të madh e të burgosurve serbë, por edhe shqiptarë në duart e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (një gjë që e kemi ditur hollësisht për dhjetë apo njëmbëdhjetë vitet e fundit), në sytë e opinionit publik është shndërruar pastaj në një tregim spekulativ, që flet për trafikim me organe njerëzore. Ky është një fenomen tejet më i vogël dhe tejet më i pandershëm.
Tani, vëmendja është përqendruar në një gjë që nuk është më e rëndësishmja - trashëgimia e krimeve të luftës ndërmjet viteve 1998 dhe 1999, e cila do të jetë shumë e vështirë për t’u hetuar si duhet. Fatkeqësisht, institucionet e drejtësisë ngrihen para dështimit.
RADIO EVROPA E LIRË
MARKO PRELEC
Nuk duket të jetë kështu, edhe pse e ka dobësuar në përgjithësi qëndrimin politik të qeverisë së Kosovës. Serbia, qeveria e saj dhe veçanërisht presidenti i Serbisë, duket se kanë një qasje të përgjegjshme. Me sa di, Serbia është duke u përgatitur për të negociuar me këdo, derisa ai person të dënohet para gjyqit.
RADIO EVROPA E LIRË
MARKO PRELEC
Kjo do të jetë një çështje dhe një detyrë e madhe për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian pas Traktatit të Lisbonës. Brukseli i ka çuar shumë lart pritjet për këtë. Një nga pritjet është që vetë dialogu do të prodhojë një zgjidhje për problemin themelor ndërmjet Kosovës e Serbisë - mosnjohjen e Kosovës nga Serbia dhe kontestin për veriun e Kosovës, të cilin e synojnë të dyja palët.
Është mjaft e pritshme që dialogu nuk do ta realizojë këtë. Mendoj se do të kemi diskutime mbi një varg çështjesh të ndryshme teknike që është një gjë e mirë dhe që mund t’i kontribuojë një atmosfere të besimit ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe qeverisë në Beograd dhe një mirëkuptimi të dyanshëm më të madh që mund t’ua hapë rrugën diskutimeve më serioze më vonë.
Por, mendoj se rezultatet e këtij dialogu, veçanërisht nëse kihet parasysh dobësia e pritshme e Qeverisë së Kosovës, e cila nuk do të jetë në gjendje t’i rezistojë çfarëdo koncesioni të rëndësishëm, do të jetë mjaft konservativ. Pra, mendoj se pritjet duhet të ishin shumë modeste.
RADIO EVROPA E LIRË
MARKO PRELEC
Në njëfarë mënyre, veriu është e vetmja temë; mendoj se nuk do të jetë temë në kuptimin formal, pra BE-ja nuk do ta vendosë atë në agjendë. Mirëpo, herët apo vonë, mendoj se është e pashmangshme që Prishtina dhe Beogradi të flasin për veriun. Është vështirë të vlerësohet se si do të pajtohen dhe mendoj se ka gjasa që kjo çështje të mbetet si e tillë derisa të kemi një konfiguracion tjetër në rajon.
Ka gjasa që kjo, në periudhën afatgjate, të mbetet një i ashtuquajtur “konflikt i ngrirë”, i cili mund të zgjasë me vite me potencialin për të destabilizuar dhe prishur klimën politike në Kosovë e Serbi dhe mund të pengojë rrugën e Serbisë në integrimet evropiane dhe integrimin e plotë të Kosovës në Bashkësinë Ndërkombëtare. Pra, kjo zonë e vogël ka potencial që të mbetet një problem i madh politik për rajonin.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Prelec, Kosova shënoi përvjetorin e tretë të pavarësisë. Si e shihni shtetësinë e Kosovës sot?
MARKO PRELEC
Statusi i Kosovës është ai i një shteti fare të pavarur, edhe pse ka mbetur që të vendosen marrëdhëniet me Serbinë dhe t’i përmirësojë marrëdhëniet me shtetet që nuk e kanë njohur atë.
Kjo është një detyrë e vështirë dhe detyra të vështira do ta presin Qeverinë e Kosovës gjatë këtij viti. Së pari, ajo duhet ta formojë një qeveri që nuk do të jetë e lehtë dhe duhet të hyjë në bisedime me Serbinë për një varg çështjesh.
RADIO EVROPA E LIRË
Përmendët Qeverinë e ardhshme - konsultimet ndërmjet partive politike në Kosovë lidhur me qeverinë e re, janë në përmbyllje. A mendoni se do të mund të formohet një qeveri të qëndrueshme?
MARKO PRELEC
Do të jetë një sfidë e madhe. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit u kontestuan dhe u veçuan me shumë probleme - kryesisht ndërmjet anëtarëve të partisë, të cilët synonin poste më të mira. Kjo ka lënë një shije të keqe te çdokush.
Konfiguracioni i partive politike në Parlament nuk është një që nuk jep një qeveri të qëndrueshme ose të fuqishme dhe, më keq se kjo, partia më e madhe, e cila duhet të ketë rolet kryesore – pra, postin e kryeministrit për qeverinë e ardhshme, PDK-ja, është dëmtuar nga raporti i Martit dhe nga një varg zhvillimesh të tjera politike në Kosovë. Do të jetë një sfidë e madhe të formohet një qeveri, sikurse e qëndrueshme, ashtu dhe e fuqishme.
RADIO EVROPA E LIRË
Zyrtarët ndërkombëtarë kanë përsëritur disa herë përgjatë muajit të kaluar nevojën për të pasur një qeveri me njerëz që nuk janë të akuzuar apo nën hetime. EULEX-i është duke i vazhduar hetimet mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar. A mendoni se kërkesa për një qeveri me një të ashtuquajtur integritet moral është një kërkesë reale?
MARKO PRELEC
Po, duhet të kujtojmë se kjo nuk është një kërkesë për një qeveri të engjëjve - në krijimin e së cilës do të haste në vështirësi çdo shtet. Ajo që kërkohet janë njerëz që nuk janë të akuzuar, apo njerëz që nuk janë në fazën finale të hetimeve kriminale.
Ka shumë akuza në qarkullim, sikurse në Kosovë ashtu dhe në vendet e ish-Jugosllavisë, dhe nëse e përjashtojmë çdo emër që është përmendur lidhur me krime, do të mbetet një numër i vogël i njerëzve. Mendoj se liderët politikë në Kosovë e kanë kuptuar kërkesën e Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila është e bindur se mund të formohet një qeveri e tillë. Se a do të vendoset që të merret parasysh kjo këshillë - do të shohim.
RADIO EVROPA E LIRË
Kohë më parë u publikua një raport - ai i Dik Martit. A mendoni se ky raport ka shkaktuar tashmë efekte për Kosovën dhe a mund të prodhojë ai efekte afatgjata për vendin?
MARKO PRELEC
Mendoj se ka pasur një efekt shumë të keq dhe mendoj se koha, në të cilën u publikua dhe u prezantua ai, është thellësisht fatkeqe. Ka tentuar që në opinionin evropian ta ndërlidhë Kosovën me një lloj gangsterizmi, që është mjaft e padrejtë.
Mund të bëhet një kritikë më serioze për raportin e Martit: ai ka pasur efektin e trajtimit të një çështjeje serioze që është vuajtja dhe, në fakt, edhe vdekja e një numri të madh e të burgosurve serbë, por edhe shqiptarë në duart e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (një gjë që e kemi ditur hollësisht për dhjetë apo njëmbëdhjetë vitet e fundit), në sytë e opinionit publik është shndërruar pastaj në një tregim spekulativ, që flet për trafikim me organe njerëzore. Ky është një fenomen tejet më i vogël dhe tejet më i pandershëm.
Tani, vëmendja është përqendruar në një gjë që nuk është më e rëndësishmja - trashëgimia e krimeve të luftës ndërmjet viteve 1998 dhe 1999, e cila do të jetë shumë e vështirë për t’u hetuar si duhet. Fatkeqësisht, institucionet e drejtësisë ngrihen para dështimit.
RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se raporti do të ketë dhe një ndikim në bisedimet e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit?
MARKO PRELEC
Nuk duket të jetë kështu, edhe pse e ka dobësuar në përgjithësi qëndrimin politik të qeverisë së Kosovës. Serbia, qeveria e saj dhe veçanërisht presidenti i Serbisë, duket se kanë një qasje të përgjegjshme. Me sa di, Serbia është duke u përgatitur për të negociuar me këdo, derisa ai person të dënohet para gjyqit.
RADIO EVROPA E LIRË
Meqë po flasim për dialogun - kur mendoni se mund të nisë ai dhe cili mendoni se duhet të jetë roli i Brukselit?
MARKO PRELEC
Kjo do të jetë një çështje dhe një detyrë e madhe për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian pas Traktatit të Lisbonës. Brukseli i ka çuar shumë lart pritjet për këtë. Një nga pritjet është që vetë dialogu do të prodhojë një zgjidhje për problemin themelor ndërmjet Kosovës e Serbisë - mosnjohjen e Kosovës nga Serbia dhe kontestin për veriun e Kosovës, të cilin e synojnë të dyja palët.
Është mjaft e pritshme që dialogu nuk do ta realizojë këtë. Mendoj se do të kemi diskutime mbi një varg çështjesh të ndryshme teknike që është një gjë e mirë dhe që mund t’i kontribuojë një atmosfere të besimit ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe qeverisë në Beograd dhe një mirëkuptimi të dyanshëm më të madh që mund t’ua hapë rrugën diskutimeve më serioze më vonë.
Por, mendoj se rezultatet e këtij dialogu, veçanërisht nëse kihet parasysh dobësia e pritshme e Qeverisë së Kosovës, e cila nuk do të jetë në gjendje t’i rezistojë çfarëdo koncesioni të rëndësishëm, do të jetë mjaft konservativ. Pra, mendoj se pritjet duhet të ishin shumë modeste.
RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se veriu i Kosovës do të jetë një temë diskutimi në bisedimet e mëvonshme, të cilat ju i përmendët, meqë pamë së fundi shumë spekulime dhe, madje, edhe konfrontime verbale ndërmjet zyrtarëve kosovarë dhe atyre serbë mbi këtë çështje?