Misionet e Bashkimit Evropian në Kosovë janë në pritje të vendimit të Brukselit për rikonfigurimin e shërbimit të jashtëm evropian në përputhje me Traktatin e Lisbonës.
Aktualisht, Bashkimi Evropian në vend përfaqësohet nga diplomati holandez, Piter Feith, i cili njëkohësisht është Përfaqësues Civil Ndërkombëtar, ndërsa Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian udhëhiqet nga Renco Davidi.
Mirëpo, vetë misionet evropiane në vend duket se nuk kanë idenë se si mund të duken ndryshimet, të cilat Bashkimi Evropian pritet t’i bëjë në javët e ardhshme.
Zëdhënësja e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Julia Rojter, nuk dha hollësi për ndryshimet eventuale të mandatit të shefit të saj.
Përmes një deklarate me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, Rojter tha se diskutimet për vazhdimin e mandateve të përfaqësuesve specialë të BE-së në botë, përfshirë atë në Kosovë, janë duke vazhduar.
“Piter Feith u emërua Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë më 4 shkurt të vitit 2008. Që nga atëherë mandati i tij është vazhduar disa herë nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Ripërtëritja e fundit e mandatit është bërë me vendimin e Këshillit 2010/446/CFSP të muajit gusht 2010 dhe vazhdon deri më 28 shkurt të vitit 2011".
"Si në rastin e mandateve të përfaqësuesve të tjerë të BE-së, të cilat skadojnë me atë datë, diskutimet janë duke vazhduar për të ardhmen e mandateve”, tha Rojter.
Njohësit e integrimeve evropiane parashohin disa skenarë se si mund të duken në terren ndryshimet e ardhshme në shërbimin e jashtëm evropian.
Eksperti Shenoll Muharremi foli për idenë që mandati i Piter Feithit si përfaqësues i BE-së në Kosovë, të shkëputet nga ai i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në vend.
Sipas tij, BE-ja mund të emërojë një diplomat tjetër, në mandatin e të cilit do të shkrihej roli i deritashëm i Feithit si EUSR dhe ai i shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian.
“Është e mundshme që Bashkimi Evropian thjesht të mos e vazhdojë kontratën e tij si përfaqësues special, por ta selektojë një kryesues të delegacionit të Zyrës Ndërlidhëse që njëherazi do të ishte edhe përfaqësues special i Bashkimit Evropian. Ndërsa, Zyra e Përfaqësuesit Ndërkombëtar do të vazhdojë të jetë, por nuk do t’i ketë dy tituj”, theksoi Muharremi.
Eksperti Muharremi nuk e përjashtoi mundësinë që për shkak të mosnjohjes nga pesë vendet evropiane në Bruksel të jetë zgjuar interesimi për t’ia hequr Feithit rolin si përfaqësues i BE-së nga roli që ka si Përfaqësues Civil Ndërkombëtar, i mandatuar nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, në përbërjen e të cilit janë shtetet që e njohin dhe mbështesin pavarësinë e vendit.
Mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së, sipas ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, nuk duhet ta diktojë politikën evropiane karshi Kosovës.
Hyseni tha se Prishtina zyrtare duhet t’i kërkojë Bashkimit Evropian një qëndrim unik karshi proceseve integruese të Kosovës.
“Vendet që e kanë njohur Kosovën janë 22 dhe nuk mund të qëndrojnë për kohë më të gjatë neutrale ndaj statusit të Kosovës. Kjo politikë ndaj Kosovës nuk guxon të diktohet dhe të dizajnohet vetëm nga pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”, u shpreh Hyseni.