Policia e Kosovës, misioni EULEX dhe KFOR-i duan të krijojnë një plan të përbashkët të veprimit për veriun e Kosovës, me qëllim të përmirësimit të situatës së sigurisë atje, njoftuan zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës. Megjithatë, ata hodhën poshtë informatat e mediave lokale, sipas të cilave zbatimi i një plani të tillë do të nisë në muajin e ardhshëm.
Mekanizmat e sigurisë në Kosovë synojnë që përmes shtimit të numrit të patrullave policore, krijimit të një njësie multi-etnike në mbështetje të patrullave të rëndomta në kryerjen e punëve dhe me angazhimin e njësive të specializuara të hetimeve për raste të “profilit më të lartë”, të përmirësojnë gjendjen e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.
Tensionimi i situatës në kohët e fundit në veri duket se ka shtyrë autoritetet përgjegjëse për siguri të mendojnë për krijimin e një plani të përbashkët për sigurinë atje.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, i tha Radios Evropa e Lirë se plani, i cili do të hartohet në bashkëpunim me misionin e NATO-s dhe atij të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, do të jetë unik.
Maliqi foli për idetë, përmes së cilave Policia e Kosovës synon ta përmirësojë sigurinë në veri të Mitrovicës.
“Plani, të cilin ne do ta prezantojmë para tyre, është që ne do të shtojmë numrin e patrullave në tri pikat e nxehta atje që kemi - përmes konceptit të policisë në bashkësi. Gjithashtu, do ta kemi një njësi multi-etnike, e cila do t’i përkrahë patrullat e rëndomta në kryerjen e detyrave, si dhe njësitë e specializuara të hetimeve në rastet e arresteve të ndonjë rasti të profilit pak më të lartë”, u shpreh Maliqi.
Mediat lokale njoftuan ditë më parë se zbatimi i planit operativ të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it për veriun do të nisë në muajin shkurt.
Mirëpo, Maliqi tha se koordinimi me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë ende është në fazën fillestare. Ai bëri të ditur se takimet me përfaqësues të këtyre mekanizmave, do të vazhdojnë edhe në ditët dhe javët e ardhshme, në mënyrë që të harmonizohen idetë ndërmjet tyre.
“Në muajin shkurt do të takohemi. Secili prej nesh kemi përgatitur diçka, por ende nuk e kemi bërë atë si plan unik. Të gjitha këto tri agjenci kanë në vete diçka, por do t’i harmonizojmë ato dhe do t’i bashkojmë ato dhe të jetë si plan unik”, theksoi Maliqi.
Reagimet kundërshtuese të serbëve ndaj mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në veri, ato ndaj konfiskimit të auto-targave serbe nga autoritetet kosovare të rendit, sulmimi i disa pjesëtarëve të policisë së EULEX-it janë disa nga zhvillimet, të cilat thuhet se kanë tensionuar kohët e fundit situatën e sigurisë në veri të Kosovës.
Misioni EULEX, kohë më parë, e shpalli “zonë të rrezikshme” pjesën veriore të vendit, ndërsa KFOR-i e ka vënë këtë territor në “fokus” të angazhimeve të tij edhe gjatë fazës së reduktimit gradual, nëpër të cilën po kalon ky mision.
Sidoqoftë, hartimi apo ekzistimi i një plani të përbashkët operativ për veriun nuk u komentua në EULEX. Zëdhënësja e këtij misioni, Alexandra George, as nuk e pohoi, por as nuk e mohoi përfshirjen e EULEX-it në diskutimet për krijimin e një plani të tillë.
Ajo ritheksoi përkushtimin e misionit evropian në luftën kundër krimit në të gjithë Kosovën - përfshirë pjesën veriore të Kosovës.
“Veriu është prioritet për EULEX-in, ashtu siç është theksuar disa herë nga shefi i misionit Xavier Bout De Marnac. EULEX-i vazhdimisht bën vlerësimin e punës së vet në Drejtësi, Polici dhe Dogana për të parë nëse mund të bëhen përmirësime në luftimin e krimit. Kjo vlen për të gjitha komunitetet në Kosovë - përfshirë veriun”, u shpreh George.

Plani, të cilin ne do ta prezantojmë para tyre, është që ne do të shtojmë numrin e patrullave në tri pikat e nxehta atje që kemi...

Veriu është prioritet për EULEX-in, ashtu siç është theksuar disa herë nga shefi i misionit Xavier Bout De Marnac.