Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që ta diskutojnë problemin lidhur me tabelat e reja të veturave serbe që qarkullojnë në Kosovë. Në Ministrinë e Brendshme të vendit, megjithatë, thonë se është e plotfuqishme urdhëresa për konfiskimin e atyre tabelave.
Autoritetet kosovare janë shprehur të vendosura për të vazhduar konfiskimin e auto-targave serbe që bartin inicialet e rajoneve të ndryshme të Kosovës në të gjithë territorin e vendit, përfshirë pjesën veriore.
Ndonëse EULEX-i u bëri thirrje palëve që të përmbahen nga veprimet që, siç thuhet, mund ta provokonin situatën, konfiskimi i targave të lëshuara nga autoritetet serbe ka vazhduar edhe të premten.
Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se urdhëresa për konfiskimin e tyre vazhdon të jetë në fuqi dhe se do të vlejë edhe për veriun e Kosovës.
“Në pjesën veriore mund të ketë ngapak vështirësi që të zbatohet, megjithatë do të zbatohet aq sa ne kemi prezencë të policisë në tërë territorin e Kosovës”, u shpreh Rexhepi.
Mirëpo, urdhrave të Ministrisë së Brendshme lidhur me konfiskimin e tabelave serbe të veturave, thuhet se ka refuzuar t’u bindet komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në Zveçan, Nenad Xhuriq.
Për shkak të mosbindjes ndaj urdhrit, Xhuriq, në mesditën e së premtes është suspenduar nga puna për një afat prej 48 orësh nga drejtori rajonal i Mitrovicës, Sami Shabani.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, tha se masat e tjera lidhur me këtë rast do të ndiqen nga organet përkatëse.
“Procedurat e tjera hetimore sigurisht që do të ndiqen nga instancat më të larta - Drejtoria e përgjithshme apo vetë inspektorati policor”, tha Hoti.
Edhe pse serbët kosovarë kanë vazhduar të pajisen me tabela serbe të automjeteve, ndaj urdhrit të Ministrisë së Brendshme për konfiskimin e tyre, kanë reaguar përfaqësues të qeverisë së Serbisë.
Ata kanë shfaqur dyshimin se vendimi i ministrit në dorëheqje, Rexhepi, mund të dëmtojë situatën para nisjes së bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit pritet që teknikisht t’i mbështesë këto bisedime; përfaqësues të këtij misioni theksuan rëndësinë që problemi lidhur me auto-targat serbe të gjendet ndërmjet palës serbe dhe asaj kosovare.
Zëdhënësi i EULEX-it, Anne Blanksma, shpjegoi më shumë lidhur me këtë.
“Ne u bëjmë thirrje palëve që të diskutojnë çdo veprim të ardhshëm dhe të përgatitet publiku dhe që të informohet çdokush para se të merret ndonjë veprim shtesë”, tha Blanksman, duke shtuar se EULEX-i nuk është informuar zyrtarisht nga Ministria e Brendshme para hyrjes në fuqi të urdhëresës për konfiskimin e tabelave serbe të veturave.
Zyrtarisht apo jo - ministri i Brendshëm në dorëheqje, Rexhepi, theksoi se qysh kohë më parë i kishte informuar misionarët evropianë për hapat që do të ndërmarrë lidhur me këtë çështje.
Rexhepi njoftoi se deri më tani janë konfiskuar 3-4 palë targa serbe të veturave, ndërsa është ndaluar të hyjë në territorin e Kosovës një autobus që bartte targa të tilla.

Në pjesën veriore mund të ketë ngapak vështirësi që të zbatohet, megjithatë do të zbatohet aq sa ne kemi prezencë të policisë në tërë territorin e Kosovës.
“Në pjesën veriore mund të ketë ngapak vështirësi që të zbatohet, megjithatë do të zbatohet aq sa ne kemi prezencë të policisë në tërë territorin e Kosovës”, u shpreh Rexhepi.
Mirëpo, urdhrave të Ministrisë së Brendshme lidhur me konfiskimin e tabelave serbe të veturave, thuhet se ka refuzuar t’u bindet komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në Zveçan, Nenad Xhuriq.
Për shkak të mosbindjes ndaj urdhrit, Xhuriq, në mesditën e së premtes është suspenduar nga puna për një afat prej 48 orësh nga drejtori rajonal i Mitrovicës, Sami Shabani.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, tha se masat e tjera lidhur me këtë rast do të ndiqen nga organet përkatëse.
“Procedurat e tjera hetimore sigurisht që do të ndiqen nga instancat më të larta - Drejtoria e përgjithshme apo vetë inspektorati policor”, tha Hoti.
Edhe pse serbët kosovarë kanë vazhduar të pajisen me tabela serbe të automjeteve, ndaj urdhrit të Ministrisë së Brendshme për konfiskimin e tyre, kanë reaguar përfaqësues të qeverisë së Serbisë.
Ata kanë shfaqur dyshimin se vendimi i ministrit në dorëheqje, Rexhepi, mund të dëmtojë situatën para nisjes së bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit pritet që teknikisht t’i mbështesë këto bisedime; përfaqësues të këtij misioni theksuan rëndësinë që problemi lidhur me auto-targat serbe të gjendet ndërmjet palës serbe dhe asaj kosovare.
Zëdhënësi i EULEX-it, Anne Blanksma, shpjegoi më shumë lidhur me këtë.
Ne u bëjmë thirrje palëve që të diskutojnë çdo veprim të ardhshëm...