Barnat: Përmirësim në furnizim

Fotografi ilustruese

Furnizimi me barna nga lista esenciale, në Qendrën Klinike Universitare, sipas zyrtarëve shëndetësorë është përmirësuar në masë të konsiderueshme këtë vit.

Faik Hoti drejtor i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se gjendja me barna të listës esenciale sillet rreth 90 për qind, sa i përket materialit shpenzues - aty ku ka pasur më së shumti mungesa.
...gjendja sa i përket furnizimit me barna nga lista esenciale, është shumë më e mirë sesa që ka qenë pësr shembull në shtator ose tetor.


Në bazë të të dhënave në pjesën e fundit të vitit që shkoi, si dhe këtë vit, gjendja sa i përket furnizimit me barna nga lista esenciale, është shumë më e mirë sesa që ka qenë pësr shembull në shtator ose tetor”.

“Furnizimi me citostatikë është 55 për qind, dhe kjo përqindje nuk është më e lartë si rrjedhojë e asaj që për disa barna të caktuara nuk ka pasur 3 oferta të tenderëve ashtu siç e parasheh Ligji për prokurim dhe nuk kemi mund ta bëjmë blerjen”,
thotë Hoti.

Në anën tjetër, Shpend Fazliu, zyrtar në QKUK, thotë se për barnat nga lista esenciale, të cilat nuk janë emergjente, ka mungesa, mirëpo, sipas tij, ky institucion është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe pritet që të plotësohen këto mungesa.

“Sa i përket furnizimit me barna nga lista esenciale, Qendra Klinike Universitare është e furnizuar mirë për shërbimet emergjente, derisa ato joemergjente ende ka disa mungesa”.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me departamentin farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe drejtoria ekzekutive është duke bërë përpjekje që edhe ato t’i kemi. Ndërkaq, sa u përket shërbimeve emergjente, si sallat e operacionit, shërbimet emergjente, dializa etj., janë të furnizuara mirë dhe nuk ka ngecje në punë
”, thekson Fazliu.

Por, jo edhe mjekët janë të kënaqur me përmirësimin e listës esenciale. Sipas tyre vërehet një përmirësim, por prapë se prapë ballafaqohen me mungesë të materialit shpenzues.
Në kirurgjinë vaskulare janë vërejtur disa përmirësime, por jo ndonjë ndryshim i madh; ka gjëra që mungojnë.

Eshref Osmani, kirurg vaskular tregon:

Në kirurgjinë vaskulare janë vërejtur disa përmirësime, por jo ndonjë ndryshim i madh; ka gjëra që mungojnë. Për shembull, nuk kemi gazë, hidrogjen, e shumë gjëra tjera, andaj mund të them se ka përmirësime këtë vit, por prapë ka vend edhe për përmirësime të mëtutjeshme”.

Sidoqoftë, sipas zotit Hoti, Ministria e Shëndetësisë ka bërë marrëveshje me donatorë të huaj dhe falë bashkëpunimit të mirë, është stabilizuar në masë të konsiderueshme furnizimi me barna.

Lexoni edhe këto:

Shëndetësi: Buxheti i shkurtuar
Ku duhet të hidhen barnat me afat të skaduar?
Cilat duhet të jenë prioritetet?