Korporata Energjetike e Kosovës premton furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike gjatë festave të fundvitit. Një premtim të tillë për furnizim me ngrohje nuk e japin zyrtarët e ngrohtores së qytetit “Termokos”.
Festat e fundvitit, qytetarët e Kosovës do t’i presin me drita, por jo edhe me ngrohje.
Viktor Buzhala, zëdhënës në Korporatën Energjetike të Kosovës, thotë se kjo korporatë tashmë është përgatitur që qytetarët kosovarë Vitin e Ri ta presin pa reduktime të energjisë elektrike.
“Kemi import, kemi katër blloqe që prodhojnë afër 800 megavat, pastaj kemi edhe një bllok rezervë, kemi edhe kontrata për import, tri lloje të kontratave që krijojnë fleksibilitet në furnizim, siç kemi edhe marrëveshje për shkëmbim në rast të ndonjë situate të paplanifikuar”, deklaron Buzhala.
Në anën tjetër, zyrtarë të ndërmarrjes publike komunale të Prishtinës, “Termokos”, nuk premtojnë se gjatë festave do të ketë ngrohje.
Qyteti i Prishtinës, që nga e hëna ka mungesë të ngrohjes. Zana Efendia, zëdhënëse në këtë ndërmarrje, thotë se tashmë kanë përfunduar rezervat e mazutit.
“Termokos”-i është duke u munduar që serish të futet në borxh, megjithatë se a do të kemi mundësi për të siguruar mazutin, nuk mund ta them atë”, thotë Efendia.
Zëdhënësja Efendia thotë se niveli i ulët i inkasimit, ka bërë që ngrohtorja “Termokos”, të mos arrijë të rezervojë më tepër lëndë djegëse nga ana e kontraktuesit të mazutit, pasi që nga sezoni i kaluar borxhi i “Termokos”-it ndaj këtij kontraktuesi ka arritur në 1.5 milion euro.
Ndërkaq, borxhi i konsumatorëve ndaj “Termokos”-it që nga përfundimi i luftës, ka arritur në 5 milionë e 800 mijë euro, tregon Efendia
“Pamundësia e shlyerjes së borxheve nga ana e konsumatorëve, përkatësisht mosngritja e inkasimit, si dhe ndihmat nga ana e institucioneve, të cilat nuk janë edhe aq të mëdha, kanë bërë që ‘Termokos’-i të vijë në një situatë tillë”.
“Megjithatë, për të bërë një përjashtim në këtë situatë, aspak të lakmueshme, në të cilën gjendet ngrohtorja “Termokos”, është arritur që gjatë ditës së djeshme të lëshohet ngrohja në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thotë Efendia.
Ndryshe, si pasojë e mungesës së ngrohjes nga ngrohtorja e vetme e kryeqytetit, është rritur dukshëm shfrytëzimi i energjisë elektrike, pasi qytetarët po e përdorin energjinë për ngrohje.
Për këtë, Viktor Buzhala, zëdhënës i KEK-ut, apelon te konsumatorët që ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike, pasi, sipas tij, kjo rrezikon asetet energjetike.
“Edhe konsumatorët duhet ta kursejnë energjinë, në mënyrë që të mos të bjerë deri te mbingarkesa e aseteve”, shprehet Buzhala.
Sidoqoftë, deri në përfundim të sezonit ngrohës, konkretisht deri në muajin prill të vitit 2011, “Termokos”-it i duhen edhe rreth 12 mijë ton mazut, ose shprehur në euro, 5 milionë e 400 mijë euro.
Ndërsa, në fillim të këtij muaji, qeveria në dorëheqje kishte ndihmuar financiarisht “Termokos”-in me 154 mijë euro.

...kemi edhe marrëveshje për shkëmbim në rast të ndonjë situate të paplanifikuar.
“Kemi import, kemi katër blloqe që prodhojnë afër 800 megavat, pastaj kemi edhe një bllok rezervë, kemi edhe kontrata për import, tri lloje të kontratave që krijojnë fleksibilitet në furnizim, siç kemi edhe marrëveshje për shkëmbim në rast të ndonjë situate të paplanifikuar”, deklaron Buzhala.
Në anën tjetër, zyrtarë të ndërmarrjes publike komunale të Prishtinës, “Termokos”, nuk premtojnë se gjatë festave do të ketë ngrohje.
Qyteti i Prishtinës, që nga e hëna ka mungesë të ngrohjes. Zana Efendia, zëdhënëse në këtë ndërmarrje, thotë se tashmë kanë përfunduar rezervat e mazutit.
"Termokos”-i është duke u munduar që serish të futet në borxh, megjithatë se a do të kemi mundësi për të siguruar mazutin, nuk mund të them atë.