Përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës thonë se kthimi i gjykatësve e prokurorëve vendorë në gjykatat në veri, ka kaluar në çështje politike dhe se mund të zgjidhet në kuadër të dialogut politik ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Zyrtarë të EULEX-it shprehin gatishmërinë e misionit për të mbështetur autoritetet kosovare në këtë dialog, por theksojnë se nuk mund të jenë palë e bisedimeve, e as t’i caktojnë temat, për të cilat duhet biseduar.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës shpreson që në pranverën e vitit të ardhshëm të mund t’i kthejë gjykatësit e prokurorët vendorë në gjykatat në pjesën veriore të vendit.
Kundërshtimi i Beogradi zyrtar ndaj opsioneve për rikthimin e gjykatësve shqiptar e serbë, thuhet se ka pamundësuar rifunksionalizimin e tërësishëm të këtyre institucioneve, në të cilat aktualisht veprojnë vetëm punonjësit e drejtësisë së misionit evropian për forcimin e sundimit të ligjit.
Mirëpo, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, thotë për Radion Evropa e Lirë se në muajin mars të vitit të ardhshëm mund të ketë sinjale pozitive lidhur me kthimin e gjykatësve e prokurorëve vendorë.
“Sipas bisedave që i kam pasur me zyrtarë të EULEX-it, ata arsyetohen, për momentin, derisa të kryhen zgjedhjet në Kosovë dhe me siguri që diku kah pranvera do të ketë rrjedha pozitive”, thotë Enver Peci.
Një nga formulat, me të cilën synohej kthimi i gjykatësve kosovarë në objektet në veri të vendit, ishte sistemi i ashtuquajtur 2 plus 2, pra kthimi i fillimisht dy gjyqtarëve shqiptarë dhe dy gjyqtarëve serbë.
Dy gjyqtaret serbe, Ruzica Simiq dhe Millena Xheriq, pranuan në verën e këtij viti ofertën e autoriteteve kosovare për të nisur punën në Gjykatën e Qarkut në veri.
Mirëpo, kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, shpjegon se për shkak të presioneve që përfaqësuesit e strukturave paralele serbe në veri ua kanë drejtuar këtyre kandidateve dhe një kandidati tjetër potencial, për momentin nuk ekziston ndonjë gjyqtar apo prokuror serb që do të ishte i gatshëm të kthehej në mekanizmat gjyqësorë në veri.
“Nuk është çështja vetëm te dy gjyqtarët, por ne, ndërkohë, e kemi gjetur edhe një gjyqtar të një regjioni tjetër. Edhe ai gjyqtar, menjëherë pas dy ditësh ka pasur presion nga strukturat paralele dhe është tërhequr nga kërkesa që të punojë në pjesën veriore të Kosovës”, shpjegon ai.
Enver Peci shfaq shpresën që në kuadër të dialogut të paralajmëruar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të gjendet një zgjidhje që do të mundësonte rikthimin e gjykatësve vendorë në gjykatat në veri.
Pas një bllokade më se njëvjeçare, si pasojë e protestave të dhunshme të serbëve pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në mars të vitit 2009 kishin nisur seancat e para gjyqësore në Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës.
Ndonëse pa praninë e punonjësve vendorë të drejtësisë, 7 gjykatësit dhe 4 prokurorët e EULEX-it kanë vazhduar punën duke trajtuar kryesisht lëndët urgjente.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, bëri të ditur se deri më tani në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë janë marrë 25 vendime. I pyetur për mundësinë për rikthimin eventual të gjykatësve kosovarë që të merret një vendim në kuadër të bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Krasniqi shprehet:
“Të dy palët e kanë parasysh se cilat janë problemet që mund të zgjidhen. EULEX-i mund të mbështesë dialogun, por assesi nuk është palë ndërmjetësuese, e as nuk mund ta caktojë agjendën e bisedimeve”.
Ndërkohë, sipas analistëve vendorë e ndërkombëtarë, temat kryesore në agjendën e bisedimeve ndërmjet autoriteteve serbe dhe atyre kosovare, pritet të jenë çështjet që ndërlidhen me veriun e Kosovës.
Lexoni edhe këto:
Gjykatat në veri pa gjykatës vendorë
Kaosi juridik në veri