Dallimi dukshëm i madh në mes të pjesëmarrjes në zgjedhje të serbëve në jug dhe atyre në veri të Kosovës, sipas analistëve, shpreh qëllimin e Beogradit për të ndërtuar një mur sa më solid në mes të jugut dhe veriut. Për shkak të situatës në veri, vendvotimet mobile të vendosura atje funksionuan deri në orën 16, duke u mbyllur 3 orë para kohës kur në pjesët e tjera të vendit u mbyll procesi elektoral.
Serbët e veriut të Kosovës kanë bojkotuar edhe kësaj radhe zgjedhjet e organizuara nga autoritetet kosovare - zgjedhjet e para parlamentare në Kosovën e pavarur.
Për dallim nga zonat e banuara me serbë në pjesën qendrore të vendit ku, siç thuhet nga vetë përfaqësuesit serbë, është shënuar një pjesëmarrje rekord e lartë në votime, serbët e veriut kanë tentuar të pengojnë zhvillimin e këtij procesi.
Gjatë ditës, janë shënuar tri incidente në veri të Mitrovicës. Bëhet fjalë për një sulm me armë zjarri ndaj Zyrës për Monitorim të KFOR-it në Zubin Potok, për një sulm me mjete piroteknike ndaj një vendvotimi mobil në Leposaviq dhe për një protestë e rreth 40 serbëve po në këtë zonë.
Vendvotimet mobile në veri të lumit Ibër, të menaxhuara nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Elektorale (IFES), u hapën në orën 9, ndërsa u mbyllën në orën 16.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, tha se plani i tillë është realizuar për shkak të rrethanave ekzistuese në veri.
“Marrë parasysh ambientin, i cili ka mbretëruar atje dhe, sigurisht, për shkak të lokacioneve ku janë vendosur pikërisht këto njësi mobile, ashtu ka qenë e paraparë nga vetë organizatorët e këtyre zgjedhjeve. Në aspektin e përgjithshëm çdo gjë ka shkuar siç ka qenë e planifikuar edhe më herët”, deklaroi Hoti.
Kohë më parë, Beogradi zyrtar kishte vlerësuar se në Kosovë nuk janë krijuar kushtet që do të mundësonin pjesëmarrjen e serbëve kosovarë në këtë proces, ndërsa përfaqësuesit e 8 subjekteve politike serbe që garuan në zgjedhjet parlamentare, kanë shprehur bindjen se pjesëmarrja në këto zgjedhje është në interesin e serbëve që jetojnë në Kosovë.
Sipas shifrave zyrtare, në Kllokot kanë votuar 46.64%, në Partesh 50.8%, në Shtërpcë 48.55%, në Novobërdë kanë votuar 50.32%, në Graçanicë 41.38%, në Ranillug 33.62%, ndërsa në zonat në veri, përkatësisht në Zubin Potok, kutive të votimit u janë drejtuar 6.27%, në Zveçan 1.82% dhe në Leposaviq 1.51%.
Njohësit e rrethanave politike në Kosovë e quajtën të pritshëm bojkotimin e zgjedhjeve nga banorët serbë të veriut të Kosovës.
Hulumtuesi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave në Prishtinë, Naim Rashiti, i tha Radios Evropa e Lirë se serbët e veriut mbeten pa vullnet për të bashkëpunuar me Prishtinën zyrtare, ndërsa vazhdojnë të ndikohen nga Serbia.
“Kjo edhe një herë konsolidon dhe shpreh shumë qartë qëndrimin dhe qëllimin e Beogradit për të ndërtuar një mur sa më solid në mes të jugut dhe veriut”, tha Rashiti.
Diferencat e pjesëmarrjes në zgjedhje të serbëve në veri ndaj pjesëmarrjes së tyre në qendër të Kosovës, sipas Rashitit, dëshmojnë edhe mospraninë institucionale të autoriteteve shtetërore kosovare në atë pjesë dhe mosaftësinë ndërkombëtare për të pasur një qasje më të qartë ndaj shtetit serb.