Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet parlamentare - të parat pas shpalljes së pavarësisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se numri i përgjithshëm i votuesve kosovarë sivjet është mbi 1.6 milion. Ata do të mund të hedhin votën në 746 qendra të votimit, me gjithsej 2.280 vendvotime.
Në zgjedhjet e sotme marrin pjesë 29 subjekte politike, nga të cilat 7 i përkasin shumicës shqiptare, 8 janë nga radhët e komunitetit serb, 4 janë subjekte boshnjake, 2 turke dhe 8 subjekte nga pakicat e tjera.
Përfaqësuesit e serbëve të veriut janë shprehur kategorikisht kundër pjesëmarrjes së komunitetit të tyre në zgjedhjet parlamentare, por, megjithatë, zyrtarët kosovarë dhe ata ndërkombëtarë mbeten optimistë.
Për këtë pjesë të vendit, edhe autoritetet e rendit kanë paraparë masa shtesë të sigurisë për të ofruar, siç thuhet, ambient të volitshëm votimi.
Në anën tjetër, janë mbi 32 mijë vëzhgues që do të kujdesen për monitorimin e zgjedhjeve të sotme. Prej tyre, mbi 26 mijë u përkasin partive politike, 493 organizatave ndërkombëtare, 351 ambasadave si dhe mbi 5 mijë vëzhgues nga organizatat joqeveritare.
Koalicioni “Demokracia në Veprim” ka akredituar 5 mijë monitorues të tërë procesit, ndërsa Rrjeti Evropian i Organizatave Monitoruese të Zgjedhjeve, ENEMO, ka konfirmuar arritjen e 182 vëzhguesve ndërkombëtarë.
Gara e sotme zhvillohet për 100 ulëse në Parlament, pasi që 20 ulëse të tjera janë paraprakisht të rezervuara - 10 për komunitetin serb dhe po aq për komunitetet tjera pakicë.
Votimi i mocionit të mosbesimit të qeverisë dhe rrjedhimisht shpërndarja e Kuvendit më 2 nëntor të këtij viti, kishin çuar në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. (v.t.)