Situata paraqitet e vështirë në veri të vendit, në Shkodër - në qytet apo dhe në komunat përreth, si pasojë e reshjeve të rëna gjatë natës, por edhe shkarkimeve nga kaskada e Drinit.
Drejtori i emergjencave civile, Leonard Olli, raportoi situatën më të fundit në disa prej lagjeve të qytetit të Shkodrës.
“Të përmbytura janë lagjet periferike, konkretisht është Bashallëku, janë Livandat, është Ajazma e Xhabia, pra janë një sërë pjesë të territorit të qytetit të Shkodrës, të cilat janë nën ujëra. Do të theksoja, gjithashtu, që rruga nacionale te Harku i Bërdicës është përsëri e pakalueshme për të gjitha mjetet, pra edhe për mjetet e ulëta, edhe për ato të lartat. Policia e shtetit ka bërë bllokimin e saj”, bëri të ditur Leonard Olli.
Të dhënat më të fundit të prefekturës Shkodër flasin për mbi 3 mijë shtëpi të përmbytura, 6 mijë të tjera gjenden nën kërcënimin e ujit, si dhe 1200 hektarë tokë të përmbytur.
Por, të dhënat ndryshojnë me shpejtësi nga ora në orë, për shkak të reshjeve të shumta që nuk premtojnë ulje të nivelit të ujit.
Operacionet e autoriteteve shtetërore janë përqendruar në evakuimin e banorëve, deri tani janë evakuuar 7944 persona, por paralelisht po asistohen me ndihmë ushqimore edhe nga ajri banorët që vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Vëmendja është përqendruar edhe në kaskadën e lumit Drin për të garantuar sigurinë e saj.
Drejtori i Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare, Engjëll Zeço, tha se nivel i shkarkimeve nga kaskada është ulur ndjeshëm.
“E rëndësishme për ne në këto momente është që të kemi siguri maksimale në këto diga dhe për këtë arsye janë edhe këto shkarkime, pasi kemi nivelin e Fierzës 290.86, ku ka një prurje konstante të fiksuar në 24 orët e fundit rreth 11 metër kub në sekondë, çka rrit ndjeshëm nëse s’do të bëjmë shkarkime në nivelin e Fierzës”, tha Zeço.
Kryeministri Sali Berisha u tha gazetarëve se situata në veri të vendit, është nën kontroll.
“Mbrëmë ka pasur disa operacione shpëtimi, në mesnatë dhe pas mesnatës, situata është e tëra aktualisht nën kontroll. Po ndërmerret furnizimi me ushqime, ujë dhe me çfarëdo që nevojitet për popullatën e evakuuar”, theksoi Berisha.
Po në një dalje publike të tij, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, akuzoi Qeverinë si përgjegjëse të situatës së krijuar në veri të vendit.
“Ka pak për të zgjeruarin fokusin e bashkëbisedimit, në kushtet kur situata për keqqeverisjes shkon duke u rënduar në tërësi e posaçërisht në gjendjen e gjithë zonës veri-perëndimore të vendit”, u shpreh Rama.
Por, krahas prefekturës së Shkodrës, situata paraqitet e vështirë për shkak të reshjeve edhe në disa bashki të tjera të vendit. Harta e përmbytjeve është zgjeruar me Durrësin, Lezhën, Fushë-Krujën, dhe në vështirësi të plotë është autostrada që lidh kryeqytetin e vendit me qytetin e Durrësit.