Reformat në shëndetësinë kosovare nuk do të jenë lehtë të implementueshme, por, sipas zyrtarëve shëndetësorë, ato gjithsesi do të aplikohen vitin e ardhshëm.
Mentor Sadiku, zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se ky institucion ka përfunduar strategjinë e sektorit shëndetësor lidhur me reformat në përgjithësi.
“Kosova është e gatshme për reforma në shëndetësi. Ministria e Shëndetësisë, në vitin 2010, ka përfunduar strategjinë e sektorit shëndetësor dhe është në fazën finale të përgatitjes së planit të veprimit. Tani, pritet implementimi i saj, porse Qeveria e Kosovës duhet të ngrejë buxhetin”.
“Nëse këto dy elemente kompletohen, sektori i shëndetësisë është i gatshëm të hyjë në reforma, të cilat fillimisht nuk do të japin rezultate, pasi nëse hyhet në reformimin e tërësishëm, rezultatet priten pas disa vitesh”, thotë Sadiku.
Raportet ndërkombëtare, jo rrallëherë, kanë qenë kritike sa i përket sistemit shëndetësor. Skëender Syla, zyrtar nga Organziata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, pranon se sektori i shëndetësisë nuk është ai që do të duhej të ishte.
“Gjendja në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor nuk është e kënaqshme. Ne kemi ligje, por ato nuk po përkthehen në veprim. Rasti më eklatant është Ligji për duhanin, i cili nuk zbatohet në praktikë”, thotë Syla.
Ndërkaq, Faik Hoti, drejtor i departamentit të informimit në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se gjatë këtij viti, ky institucion, bashkë me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë, ka zhvilluar disa hulumtime.
Sipas tij, të gjeturat kryesore flasin për buxhet jo të qëndrueshëm. Hoti shpreh bindjen se reformat do të implementohen, përkundër vështirësive.
“Reforma është një proces i vështirë, nëse nuk ka një ngritje radikale të buxhetit apo një dyfishim. Por, Ministria e Shëndetësisë nuk është e dekurajuar me këtë pozitë të palakmueshme që të mos iu qaset reformave. Sigurisht, reformat do të fillojnë, por do të jenë të vështira”, shprehet Hoti.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, pat deklaruar se buxheti i kësaj ministrie do të dyfishohet në vitin 2011.
Lexoni edhe këto:
Kushtet e vështira në Repartin e Neonatologjisë
Në QKU nuk kryhen operacionet e zemrës
Mjekët të pasigurt në spital?!