Konfirmohet shpërthimi i kolerës në kryeqendrën e Haitit, Port au – Prince. Autoritetet kanë thënë se në trajtim e sipër janë 73 veta. Në nivel të vendit deri më tash nga kolera kanë vdekur më shumë se 580 veta, ndërsa janë hospitalizuar rreth 9500. Kolera në Haiti ka shpërthyer pas tërmetit të janarit në të cilin u regjistruan 250 000 viktima.