“New York Times”
Shpërthimi i kolerës në Haiti – i pari në 50 vjet – ka shpërfaqur një ankth të ri krahas mjerimit që po mbretëronte me muaj. Sëmundja ka prekur mbi 3000 persona, ndërsa ka shkaktuar vdekjen e 250 syresh.
Autoritetet shpresonin që epidemia të stabilizohej dhe të mbetej e izoluar kryesisht në rajonin Artibonit, por ka ende frikë se ajo mund të tronditë kryeqytetin e shkatërruar Port-au-Prince.
Kombet e Bashkuara dhe organizatat humanitare meritojnë çdo lëvdatë për reagimin e shpejtë, ngritjen e qendrave mobile të trajtimit, sjelljen e ujit të pastër si dhe për shërbimet publike që bëjnë thirrje për pastërti dhe kujdes.
Ekipet e shpëtimit kanë qenë të jashtëzakonshme në mbajtjen e njerëzve relativshit të sigurt e të shëndetshëm që nga tërmeti i 12 janarit. Dhe, ç’është e vërteta, shumica e qindra-mijëra njerëzve që banojnë aktualisht në kampe, janë shumë më mirë se miliona të tjerë që jetojnë në lagje të varfra të Haitit. Një gjë e tillë – për shkak të shërbimeve më të mira. Por, megjithatë, kjo nuk është inkurajuese dhe shumë e qëndrueshme.
Haitianët kanë nevojë për ato që kanë premtuar donatorët ndërkombëtarë dhe vetë qeveria e tyre – shtëpi të përhershme, ujë të pijshëm dhe shërbime mjekësore, në mënyrë që të mos varen nga ndihmat.
Mbi 1.3 milion njerëz kishin mbetur pa strehë nga tërmeti. Po aq të pastrehë janë edhe sot. Mijëra të tjerë jetojnë në baraka gjysmë të rrënuara. Dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur në toka private rrezikohen nga dëbimi ose tashmë veç janë urdhëruar të lëvizin. Vetëm një pjesë e rrënojave të tërmetit është pastruar.
Qeveria e presidentit Rene Preval ende nuk ka realizuar disa nga vendimet themelore, përfshirë dhe atë se ku duhen ndërtuar shtëpitë e reja.
Komisioni i Përkohshëm i Rimëkëmbjes, i udhëhequr nga kryeministri Jean Max Belleribe dhe ish-presidenti Bill Clinton, pritej të sillte koordinim, efikasitet dhe transparencë në rindërtim. Ai është takuar vetëm tri herë, ndërsa stafin nuk e ka të kompletuar. Në mbledhjen e fundit më 6 tetor, komisioni po votonte ende ndryshimet në rregullore.
Ai ka miratuar disa projekte të rëndësishme, përfshirë krijimin e një sistemi të ri të arsimit dhe programin prej 200 milionë dollarësh për zhvillimin bujqësor. Po ashtu është aprovuar spitali rajonal prej 12 shtretërish. Janë miratuar dhe disa programe trajnuese për biznese të vogla e të mesme, si dhe për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna seksuale. E gjithë kjo duhet të shoqërohet nga një përparim i dukshëm në ndërtimin e shtëpive dhe pastrimin e rrënojave.
Falë intervenimit të të huajve, këtë vit janë përmirësuar disa gjëra. Shumë haitianë kanë qasje në ujë të pastër dhe shërbime mjekësore. Kjo padyshim se ka parandaluar shpërthimin e kolerës në përmasa më të mëdha. Por, përderisa nuk nis rindërtimi, edhe këto lajme të mira mund të jenë jetëshkurtra. (v.t.)