Kriza institucionale, në të cilën është futur vendi pas tërheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike, ka shtuar dilemat për miratimin e buxhetit për vitin 2011.
Pavarësisht kësaj, udhëheqës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave thonë se janë në fazën finale të përgatitjes së projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm.
Bedri Hamza, zëvendësministër i Ekonomisë, thotë se përgatitja e buxhetit për vitin 2011 është bërë në bashkëpunim me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Ministria e Ekonomisë dhe Financave i ka bërë të gjitha veprimet e nevojshme, duke filluar me nxjerrjen e indikatorëve makro-fiskalë për vitin 2011, përgatitjen e Kornizës afatmesme të shpenzimeve që është një dokument, i cili i paraprin përgatitjes dhe aprovimit të buxhetit”.
“Kuvendet komunale i kanë aprovuar buxhetet e tyre dhe i kanë dërguar në ministri. Ne jemi në fazën finale, për të mos thënë se e kemi përmbyllur buxhetin për vitin 2011”, shprehet Hamza.
Nëse buxheti nuk aprovohet për shkak të zhvillimeve aktuale, sipas Hamzës, Ligji për menaxhimin e financave mundëson që në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm të vazhdohet me 1/12 e buxhetit të vitit 2010.
“Ne e dimë se disa ministri janë aktualisht pa ministra, ne e dimë se mund të priten edhe zhvillime të tjera. Por, Ligji për menaxhimin e financave publike ka dhënë zgjidhje edhe për këto situata”.
“Nëse buxheti nuk miratohet në vitin 2010, në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm mund të shfrytëzohet 1/12 e buxhetit paraprak. Për të vazhduar në muajin e tretë kërkohet aprovim i Kuvendit. Shpresojmë se nuk do të kemi probleme sa u përket pagesave, mallrave dhe shërbimeve, por edhe me pjesën e kapitaleve“, thotë Hamza.
Në anën tjetër, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, këtë masë alternative e quan të domosdoshme, por jo edhe të dobishme. Sipas tij, me këtë formë ligjore pezullohen të gjitha pagesat për investimet kapitale, kurse bëhen vetëm pagesat emergjente.
“Është një formë ligjore e mosbllokimit të institucioneve. Përndryshe, sipas rregullave, buxheti nuk lejohet për investimet kapitale, vetëm për këto që janë emergjente: pagat, pensionet dhe shpenzimet e domosdoshme. Të tjerat pezullohen deri në miratimin final të buxhetit”, thekson Shatri.
Ai nuk beson se buxheti për vitin e ardhshëm mund të miratohet nga Kuvendi gjatë këtij viti.
Ende nuk është e qartë nëse do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme apo ato të paralajmëruara për 13 shkurt. Por, Shatri thotë se ekziston rreziku potencial që Kosova të mos e miratojë buxhetin deri në vitin e ardhshëm.
“Vështirësi aktuale në këtë drejtim paraqet mungesa e gjashtë ministrave. Do të thotë, gjashtë resorë të caktuar nuk kanë përgjegjës në qeveri me rastin e vendimit për buxhetin 2011”, thotë Shatri.
Edhe në vitin 2008, Kosova nuk e pati filluar vitin fiskal me kohë, për shkak të ndërrimit të pushtetit.
Lexoni edhe këtë: Buxheti 2011, sfidë për Kosovën