Njohësit e rrethanave politike në Prishtinë e Beograd kanë mendime kontradiktore lidhur me afatin kohor për nisjen e bisedimeve të paralajmëruara ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Vlerësimet e tyre për këtë çështje janë të ndryshme sidomos kur bëhet fjalë për ndikimin e bisedimeve nga situata aktuale në Kosovë, ku pas dorëheqjes së presidentit Fatmir Sejdiu, faktorët përgjegjës janë në fazën përgatitore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Analisti serb, Dusan Janjiq, i tha Radios Evropa e Lirë se raundi i parë i bisedimeve Prishtinë-Beograd do të nisë para 26 tetorit, kur në Bruksel do të takohen ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian.
Ky raund, sipas tij, pritet të mbarojë deri në janar të vitit të ardhshëm, për ta vazhduar raundin e dytë tek pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.
“S’ka shtyrje të bisedimeve. Nuk shoh se ato do të shtyhen. Fillimi i bisedimeve është planifikuar për në tetor. Me sa di unë, është planifikuar që fillimisht bisedimet të jenë politike, e pastaj të zhvillohen në nivel ekspertësh”.
“Për këtë arsye është relevante që zgjedhjet të ndodhin, sepse nëse ato shtyhen, bisedimet nuk do të mbaheshin para majit dhe pastaj Serbia do të hyjë në një proces elektoral. Prandaj, nuk ka shtyrje të bisedimeve”, u shpreh Janjiq.
Autoritetet kosovare janë shprehur kundër hyrjes së Kosovës në procesin e bisedimeve me shtetin serb para përfundimit të zgjedhjeve të ardhshme në vend.
Ndonëse është theksuar se Kosova është politikisht e përgatitur që me Serbinë të bisedojë për çështje teknike si dy vende të barabarta, Prishtina zyrtare ka shfaqur besimin se një proces i tillë do të ishte më i frytshëm pas zgjedhjeve.
Analisti Ramush Tahiri u shpreh pesimist lidhur me nisjen eventuale të bisedimeve Kosovë-Serbi brenda këtij muaji. Ai nuk hodhi poshtë mundësinë që të ketë një takim joformal ndërmjet palëve, por tha se asgjë nuk do të ndodhë para vizitës në Prishtinë e Beograd të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
“Unë nuk pres të ketë bisedime këtë muaj. Nuk e di se a do të ketë një takim joformal ndërmjet Kosovës e Serbisë, por këtu te ne është e rëndësishme vizita e Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjës Hillary Clinton”.
“Para ardhjes së saj në Serbi dhe në Kosovë, nuk pres që të fillojnë kurrfarë bisedimesh”, tha Tahiri, për të shtuar se, për dallim nga Serbia, e cila ka caktuar një udhëheqës të ekipit për bisedime, Kosova nuk ka vendosur ende se kush do ta përfaqësojë atë në këto bisedime.
Janjiq tha se emrat kryesorë që përmenden në diplomacinë ndërkombëtare lidhur me këto bisedime, janë presidenti i Serbisë: Boris Tadiq dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Andaj, sipas tij, do të jetë e parëndësishme se kush do të jetë president i Kosovës në kohën e nisjes së dialogut ndërmjet palës serbe e asaj kosovare.
“Për fillimin e bisedimeve është e irelavante se a është president Krasniqi apo Sejdiu. Ai që është caktuar të kryesojë bisedimet nga pala kosovare, është kryeministri Thaçi”.
“Nëse keqpërdoren zgjedhjet për të tentuar një shtyrje të bisedimeve, mendoj se do të goditej drejtpërdrejt kredibiliteti i BE-së dhe Shteteve të Bashkuara dhe nuk jam i sigurt nëse Thaçi do dhe mund ta bëjë këtë. Nuk e shoh asnjë lidhje ndërmjet zgjedhjeve dhe nisjes së bisedimeve”, theksoi ai.
Tahiri vlerësoi se pala kosovare që tani është e gatshme të bisedojë për çështje teknike. Megjithatë, ai nuk hodhi poshtë rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve dhe theksoi nevojën për pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në bisedimet Prishtinë-Beograd.
“Data optimale do të jetë cilado datë për të cilën merren vesh partnerët. Tash, ne jemi në agjendën evropiane, sipas së cilës, ato duhet të nisin në tetor, por gjithashtu Kosova është në një krizë qeveritare dhe dëshiron të ketë një udhëheqje legjitime, e cila del nga këto zgjedhje”.
“Për çështje praktike, mendoj se Kosova është gati të bisedojë, mirëpo duhet ta sigurojë prezencën e Shteteve të Bashkuara në këto bisedime”, theksoi Tahiri.
Kërkesa për zhvillimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit për, siç thuhet, çështje të hapura ndërmjet palëve, u theksua së fundi në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë, korniza kohore, agjenda e bisedimeve, temat, niveli i përfaqësimit dhe i ndërmjetësimit nuk janë caktuar ende zyrtarisht.
Lexoni edhe këto:
Mungesa e ligjit fut veriun në bisedime?
Njohjet - peng i bisedimeve?