Data e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë mund të kumtohet qysh javën tjetër, paralajmëroi ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi. Ai tha se do t’i vazhdojë konsultimet me partitë politike edhe gjatë kësaj jave, deri në arritjen e një pajtueshmërie për kohën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.
Krasniqi tha se pas konsultimeve me subjektet politike do të bisedojë edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, para se të vendoset përfundimisht për datën.
“Data përfundimtare do të vendoset mbi bazën e asaj që e përcakton Kushtetuta. Mandati im është gjashtë muaj dhe brenda këtij afati duhet të kryhen zgjedhjet”.
“Unë kam kërkuar një informim nga KQZ-ja, që të m’i japë afatet që duhen pas ditës zgjedhore, për të qenë në afatin kohor të zgjedhjes së institucioneve që dalin nga zgjedhjet e lira. Këto afate do të dihen, nëse jo këtë javë, në javën tjetër”, tha Krasniqi.
Shumë subjekte politike kanë kërkuar fillimisht reforma zgjedhore para se të shkohet në votimet e ardhshme. Krasniqi tha se ndryshimet e propozuara në Ligjin për zgjedhje nga grupi punues, mund t’i procedohen Kuvendit, në mënyrë që ato të miratohen me procedura të shpejtuara.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka parashtruar tri kërkesa kryesore që duhet të përmbushen para se vendi të shkojë në zgjedhje.
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, tha se e gjithë procedura paraprake deri në zgjedhje kërkon edhe respektimin e ligjeve dhe të Kushtetutës.
AAK-ja u është bashkuar partive politike që konsiderojnë se pranvera është koha më e mirë për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme.
“Së pari kërkojmë që të respektohen të gjitha afatet kushtetuese e ligjore për zgjedhjet, qoftë të parakohshme apo të jashtëzakonshme. Elementi i dytë është që të ndërtohet një konsensus i përbashkët i skenës politike për datën e zgjedhjeve dhe që këto të jenë të përgatitura mirë, në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira, fer, demokratike dhe të ndershme”, theksoi Ramadani.
Kushti i tretë që të shkohet në zgjedhje, sipas Burim Ramadanit të AAK-së, është që partitë politike të shkojnë fillimisht në zgjedhjet e brendshme, siç e parasheh ligji, para se të përfshihen në garën për zgjedhjet parlamentare.
Zgjedhjet e parakohshme janë imponuar tashmë si zgjidhja e vetme pas dorëheqjes së presidentit Fatmir Sejdiu, çka ka krijuar një debalancë në raportin e dy partive në koalicion, të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme.
Lexoni edhe këtë:
Krasniqi: Askush nuk përkrah zgjedhjet gjatë këtij viti