Institucionet e Kosovës shprehen kundër strukturave paralele serbe. Ato kanë hartuar një strategji për zhbërjen e tyre. Por, duket se vetë institucionet e Kosovës në mënyrë indirekte i financojnë këto struktura, të cilat veprojnë tash 11 vjet nën mbikëqyrjen e Beogradit. Të paktën, një përfundim i tillë nxirret nga raporti i Zyrës së Koordinatorit të Strategjisë për Veriun.
“Duket se fondet që i merr Administrata e UNMIK-ut në Mitrovicë nga Qeveria e Kosovës, mund të transferohen në buxhetin e strukturave paralele, duke u shërbyer kështu interesave të Beogradit më shumë sesa qytetarëve”, thuhet në raportin e kësaj zyre, e cila kritikon administratën e UNMIK-ut se po pengon integrimin e qytetit.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Haki Shatri, konfirmon gjetjet e raportit. Ai thotë se jo vetëm pjesa veriore e Mitrovicës, por edhe të tria komunat tjera veriore, asnjëherë nuk japin llogari për mjetet që u ndahen nga buxheti i Kosovës.
Rrjedhimisht, Shatri thotë se paratë e buxhetit edhe mund të përfundojnë në financimin e strukturave paralele serbe.
“Është konstatim i saktë. Është diçka e ditur që ata nuk raportojnë dhe ne kurrë nuk e dimë, nuk kemi informacion zyrtar se në çfarë destinimi janë shpenzuar mjetet e ndara nga buxheti i Kosovës. Ne nuk kemi kontroll e as mbikëqyrje normale për shpenzimin e atyre mjeteve”, thotë Shatri për Radion Evropa e Lirë.
Por, zëdhënësi i UNMIK-ut, Xhakob Kuin, ka mohuar se nga këto mjete përfitojnë strukturat paralele.
“Shpenzimi i fondeve të buxhetit të Kosovës bëhet përmes komunës së Mitrovicës (pjesës jugore) dhe shpërndahet nga Ministria e Financave, si dhe është subjekt i procedurave normale të auditimit”, thekson Kuin.
Por, Haki Shatri nga Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, mohon se ka pasur auditim të rregullt në shpenzimin e këtyre mjeteve.
Ndërkaq, Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, përjashton mundësinë që paratë e buxhetit të Kosovës të transferohen në buxhetin e strukturave paralele. Ai thotë se paratë për projektet e ministrisë që ai drejton, shkojnë në vendin e duhur.
“Nuk ka mundësi që të shkojnë te strukturat paralele. Projektet, që shkojnë përmes ministrisë sonë, i menaxhojmë vetë. Në raport nuk flitet për këtë pjesë, që ne e financojmë nga ministria. Megjithatë, raporti ka të drejtë. Domethënë, UNMIK-u nuk ka qenë shumë transparent në raport me institucionet e Republikës së Kosovës, për të treguar se çka po ndodh atje krejt”, thotë Ferati.
Vetëm për vitin 2010, nga buxheti i Kosovës i janë dhënë administratës së UNMIK-ut për Mitrovicën rreth 3 milionë euro. Me këtë buxhet, kjo administratë që, sipas raportit, ka të punësuar vetëm tre të huaj - një rus, një ukrainas dhe me gjasë një bjellorus - si dhe rreth 130 punonjës lokalë, pothuaj të gjithë serbë, do të duhej të financonte projekte për të gjitha komunitetet.
Por, raporti vë në pah se ka disa vite që fondet shkojnë vetëm për serbët, por jo edhe për komunitetet tjera.
UNMIK-u ka reaguar ashpër ndaj këtij raporti. Në një komunikatë për media, shefi i këtij misioni, Lamberto Zanier, ka thënë se raporti “ka të pavërteta faktuale dhe përmban një numër pohimesh të pabaza”.
Por, vetë Zyra e Koordinatorit të Strategjisë për Veriun ka kundër-reaguar, duke thënë se “raporti ka vënë në pah fakte dhe realitete të regjistruara, të ndërtuara përmes një pune shumëmujore, që, përveç burimeve të shumëllojshme, përfshijnë një varg burimesh nga vetë UNMIK-u”.
Në anën tjetër, vetë përfaqësues të serbëve thonë se mjetet e derdhura në veri, nuk dihet se ku përfundojnë. Politikani serb, Rangjel Nojkiq, thotë për
Radion Evropa e Lirë se, tash një kohë të gjatë, mjetet që derdhen në veri, manipulohen dhe keqpërdoren.
“Është fakt... edhe pse kemi kërkuar që të ketë raport mbi shpenzimet e sakta, kjo deri tash nuk është bërë. Kjo flet qartë se ekziston bashkëpunim i fshehtë në mes të institucioneve ndërkombëtare dhe disa njerëzve nga Qeveria e Serbisë, të angazhuar për Kosovën, që të kryhet mbikëqyrja e mjeteve të harxhuara, por kjo nuk bëhet”, thotë Nojkiq, për të shtuar se transparencë nuk ka, ndërsa përgjegjësinë e njëjtë, sipas tij, e bart edhe bashkësia ndërkombëtare, e edhe Beogradi e Prishtina.
Por, Prishtina në një formë i hedh fajin UNMIK-ut. Haki Shatri thotë se, edhe pse do të duhej, Kuvendi kurrë nuk merr informata për paratë që shpenzohen në veri.
“Për pjesën që shpenzohet në veri, ne nuk kemi informata se çka e si shpenzohet. Ata nuk e dërgojnë raportin në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Kur hartohet buxheti i përgjithshëm, ne nuk e dimë çka kanë paraparë ata, çka kanë vendosur e çka jo”, thotë Shatri.
Administrata e UNMIK-ut (UAM) për Mitrovicën është themeluar nga misioni i OKB-së për të zëvendësuar strukturat paralele. Por, raporti i Koordinatorit të Strategjisë për Veriun thotë se ka ndodhur e kundërta - strukturat paralele vetëm sa janë forcuar.
“Në disa raste, anëtaret e UAM-it janë të përzier me strukturat paralele. Për shkak të shkeljes së mandatit të tyre dhe veprimit në mënyrë jotransparente, UAM-i në fakt ka ndihmuar ndarjen ndërmjet komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera në veri të Mitrovicës”.
“Duke e rritur mandatin e strukturave paralele atje, UAM-i në mënyrë direkte ose indirekte po i ndihmon strategjisë së Beogradit për kontrollimin e territorit në veri të lumit Ibër, duke e shkelur integritetin territorial të Kosovës”, thuhet në raportin e Zyrës së Koordinatorit të Strategjisë për Veriun.
Strategjia për integrimin e veriut u hartua në fillim të këtij viti nga ana e Qeverisë dhe e Zyrës Civile Ndërkombëtare. Ndërsa, ky është raporti i parë i kësaj zyre mbi gjendjen në veriun e Mitrovicës dhe pengesat në integrimin e qytetit të ndarë - në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe në veriun e banuar me serbë.