Ndërsa afrohet data e tërheqjes së ushtrive perëndimore nga Afganistani, insistimi i talibanëve për të rivendosur ligjin islamik - Sheriatin, ka ringjallur debatin e vjetër për rolin e Islamit në këtë vend. Liberalët perëndimorë dhe afganët e moderuar druajnë se largimi i Perëndimit do t’i trimërojë më shumë talibanët që të zbatojnë sistemin e vrazhdtë, i cili është i papranueshëm për shumicën e afganëve.
Nëntë vjet pas rrëzimit, talibanët po rikthehen në zonat rurale të Afganistanit, me sistemin e tyre të ashpër të drejtësisë dhe kontrollin social.
Në Karabag, një zonë në Afganistanin qendror, talibanët kanë detyruar mbylljen e të gjitha shkollave për vajza, kanë ndaluar sportin, muzikën dhe vallëzimin. Grave iu është ndaluar të punojnë. Shkollat publike për djem janë mbajtur të hapura vetëm pasi është rritur në mënyrë dramatike numri i lëndëve islamike.
Dejvid Edvards, profesor i antropologjisë në Kolegjin Uilliams të Masaçusetës, beson se talibanët vështirë se mund të jenë të gatshëm për negociata për një vizion alternativë të ligjit islamik, apo të pranojnë Kushtetutën aktuale afgane.
"Nuk mund të imagjinoj që talibanët të heqin dorë nga gjithçka që ata e kanë besuar, që nga krijimi në mesin e viteve '90. Nocioni që thotë se mund të arrihet kompromis në mes të Kushtetutës, që ka parime, Perëndimit dhe Islamit, mendoj se nuk është realist", thotë Edvards.
Megjithatë, Maulavi Mohammad Ajaz Tarnak, një klerik konservativ në Kabul, thotë se ka mundësi për një kompromis në mes të administratës së Karzait dhe talibanëve, për atë se çka përmban Ligji i Sheriatit dhe cila është mënyra më e mirë që ajo të zbatohet.
"Nëse talibanët heqin dorë nga kundërshtimi i tyre dhe pranojnë Kushtetutën aktuale, ndërsa kërkojnë zbatimin e hududit, apo ligjit islamik, atëherë të dyja palët nuk janë shumë larg njëra-tjetrës", thotë Tarnak
Kushtetuta afgane konfirmon Islamin si fenë e shtetit dhe garanton se të gjitha ligjet afgane do të jenë në përputhje me Islamin. Kjo Kushtetë gjithashtu garanton Ligjin e Deklaratës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, duke përfshirë edhe mbrojtje për femrat dhe minoritetet.
Maulvi Arsala Rahmani, një ish-anëtar kabineti të talibanëve, që ishte pajtuar me Qeverinë Karzai, beson se një marrëveshje në mes të Qeverisë afgane dhe talibanëve, është e mundshme. (a.h.)