Kanë vazhduar edhe sot polemikat ndërmjet Qeverisë dhe partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në lidhje me deklarimet e AAK-së për bisedime sekrete me Serbinë.
Kryeministri Hashim Thaçi edhe sot kërkoi një front unik të faktorit politik të Kosovës në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke i injoruar deklaratat e AAK-së për kontakte të fshehta të zyrtarëve të Qeverisë së tij më ata të Qeverisë së Serbisë.
Thaçi tha se Kosova tashmë ka përmbushur mbi 90 për qind të obligimeve nga Pakoja e Ahtisarit dhe se çështjet që kanë mbetur të pazbatuara, kryesisht kanë të bëjnë edhe me veriun e Kosovës. Por, ai tha se për ato çështje do të vendosë Kosova dhe jo Serbia.
“Ka mbetur punë për t’u bërë edhe në veri të Mitrovicës, në fushën e sundimit të ligjit, për hapjen e gjykatës, organizimin e zgjedhjeve të lira në tri komuna, e po ashtu edhe formimin e komunës së re të Mitrovicës dhe angazhimet tona socio-ekonomike”.
“Pra, do të ketë bashkëpunim ndërshtetëror, sikurse me vendet tjera, edhe me Serbinë, por për çështjet tona të brendshme vendosim ne”, tha Thaçi.
Ndërkohë, nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala, përsëriti sot deklaratat e kësaj partie politike, sipas të cilave, ekzistojnë fakte për bisedime të fshehta Prishtinë-Beograd.
Mirëpo, ai nuk i zbuloi këto fakte, duke premtuar se ato do të bëhen publike javën e ardhshme.
Blerim Shala tha se Qeveria aktuale, jo vetëm që ka vendosur kontakte të fshehta me Serbinë, por ka biseduar pa dijeninë e opinionit dhe medias edhe në lidhje me çështjet shumë të rëndësishme, si autonomia e veriut dhe modelet, që, sipas AAK-së, shkelin edhe mbi parimet e Pakos së Ahtisarit.
“Do të keni fakte, të dhëna të bollshme që do ta konfirmojnë atë që e kemi thënë. Qeveria e Kosovës ka përgënjeshtruar se ka fakte të fshehta, ndërsa faktet ekzistojnë”.
“Dje, Qeveria përgënjeshtroi se Tiroli Jugor është model për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës, ndërsa është fakt i njohur publikisht që diç e tillë ka ndodhur”.
“Qeveria, disa ditë para GJND-së, ka thënë se diku 35 – 50 shtete do ta njohin Kosovën menjëherë pas GJND-së, por ja që kanë kaluar tri javë nga GJND-ja dhe nuk kemi asnjë njohje dhe Qeveria po duhet ta përgënjeshtrojë vetveten”, tha Shala.
Bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe relaksimi i raporteve ndërshtetërore janë disa prej parakushteve për të dyja vendet që të vazhdojnë tutje në proceset integruese evropiane.
Nga diplomatët ndërkombëtarë, këto bisedime janë paralajmëruar se mund të nisin disa muaj pas mendimit të GJND-së. Por, ishte AAK-ja, e cila doli me informacione se të dyja qeveritë po mbajnë bisedime të fshehta.
Megjithatë, përveç deklaratave politike, AAK-ja nuk ka dhënë ende ndonjë fakt se kush me kë po takohet dhe në cilin vend janë mbajtur apo po mbahen këto kontakte dhe bisedime të fshehta.
Lexoni edhe këto:
Prishtina i merr shtruar bisedimet
Pro bisedimeve (teknike), por prioritet njohjet