Situata ekonomike e familjeve kosovare do të vështirësohet edhe më shumë gjatë këtij viti, pasi që trendi ekonomik në Kosovë tregon se pas ngritjes së çmimit të bukës, do të ketë ngritje të çmimeve edhe të produkteve tjera të konsumit, vlerësojnë përfaqësues të mekanizmave të ekonomisë në Kosovës. Ndërkaq, shitësit tregojnë se pas shtrenjtimit të bukës ka pasur pakënaqësi nga ana e qytetarëve.
Pas lëvizjeve të çmimeve në tregun kosovar, ekspertët e çështjeve ekonomike në Prishtinë alarmojnë për thellim të varfërisë në vend. Ata thonë se ngritja e çmimeve dhe do të ketë ndikim negativ te shtresat e varfra të shoqërisë kosovare.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Lekë Musa, thotë se thellimi i varfërisë do të ndikojë edhe në tensione sociale të popullatës kosovare.
“Rritja e çmimeve dhe ngritja e inflacionit do të ketë ndikim negativ kryesisht te shtresat e varfra; do të ketë tensione dhe do të ketë një shtytje shtesë në këto shtresa të popullsisë, të cilat janë afër varfërisë së skajshme dhe pasi që nuk kemi një trend të ngritjes së punësimit, atëherë të gjitha këto do të kenë efekte negative sociale në Kosovë”, vlerëson Musa.
Ngritja e çmimeve të produkteve të konsumit në Kosovë çdo herë vjen si pasojë e ngritjes së çmimeve në Evropë, e cila përcillet në Kosovë pasi që i tërë konsumi është i bazuar në importe.
Ndërkohë, të dhënat e fundit zyrtare të Entit të Statistikave të Kosovës tregojnë për një ngritje të indeksit të çmimeve të konsumit në vend. Sipas ESK, indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0,2 për qind në muajin qershor, krahasuar me muajin maj të po këtij viti.
Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te perimet, përdorimi i pajisjeve për transportin personal, pemët, veshja, furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin.
Në anën tjetër, tregtarët thonë se çmimet e reja në veçanti ajo e bukës vjen si pasojë e ngritjes së çmimit të miellit.
Mirsad Bytyçi, pronari i njërës nga byrektoret në Prishtinë, tregon se janë dëmtuar shumë nga ngritja e fundit e çmimit të miellit. Megjithatë, ai thotë se ende janë duke shitur produktet e tyre me çmimet e vjetra.
“Ngritja e çmimit të miellit na ka dëmtuar shumë. Çmimet i kemi me të vjetrën, punë nuk ka, varfëri është madhe në Kosovë. Po i ngritëm çmimet, nuk do të ketë punë, po s’i ngritëm - dëmtohemi ne. Nuk dimë se si do të veprojmë”, shprehet Bytyçi.
Shumë nga prodhuesit e bukës në Kosovë e kanë rritur çmimin nga 25 centë sa ishte, në 30 centë dhe në shumë raste edhe në 35 centë.
Nga kjo ngritje, sipas shitësit Milaim Halili, në njërin nga dyqanet e Prishtinës, thotë se qytetarët vazhdimisht ankohen për çmime të shtrenjta.
“Blerësit nuk janë të kënaqur me ngritjen e çmimit të bukës, por kjo nuk varet prej dyqanit tonë, por prej çmimit të furrtarëve. Nuk është pritur mirë se i bien mbi 20 për qind që është më shtrenjtë. Për momentin, një lloj të bukës jam duke e shitur 30, një lloj tjetër 25, por edhe kjo do të shtrenjtohet javën tjetër për 25 për qind më shtrenjtë”, thotë Halili.
Sidoqoftë, raportet e organizatave ndërkombëtare, kanë theksuar se Kosova mbetet një nga shtetet më të varfra në Evropë. Ndërsa, sipas të dhënave zyrtare, përqindja e papunësisë në Kosovë mbetet 47 për qind, ndërsa ajo e varfërisë 25 për qind.
Por, se si mund të kalohet nga kjo gjendje e vështirë ekonomike, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Lekë Musa, shprehet:
“Ne, vazhdimisht kemi bërë thirrje që të bëhet një ekonomi më e orientuar drejt investimeve të huaja, investitorët e huaj janë ata, të cilët krijojnë vende të reja pune dhe që kanë ndikim drejtpërdrejt në rritjen e eksportit dhe rritjen e të ardhurës në vend”.