Ekspertët e energjetikës, një ditë pas miratimit të propozim-vendimit për aprovimin e rekomandimeve për projektin e Termocentralit “Kosova e
re”, i cili, përveç tjerash, parasheh edhe pjesëmarrjen e Qeverisë së Kosovës, kanë drejtuar një varg akuzash në adresë të autoriteteve kosovare. Ata kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për pjesëmarrje të ulët në aksione.
Ethem Çeku, ministër i Energjisë dhe Minierave në kohën kur është hartuar projekti, tha se me këtë pjesëmarrje të ulët të Qeverisë, çmimi i energjisë do të diktohet nga kompania fituese e tenderit. Si pasojë e kësaj, shtoi ai, përveçse do të ketë mungesë të energjisë, do të ketë edhe çmime të shtrenjta.
“Propozimi nga 25 deri në 30 për qind për gjenerim është propozimi më i keq që kanë bërë këshilltarët e transaksionit, së bashku me komitetin drejtues - e që fatkeqësisht Qeveria e Kosovës e ka aprovuar”.
“Sa i përket fushës së minierave, duke e ditur që kompania e re po trashëgon një infrastrukturë të tërë, edhe këtu pjesëmarrja e Qeverisë është shumë e ulët”, tha Çeku.
Ish-ministri i Energjisë tha se ky projekt nuk do të sjellë përfitime për ekonominë kosovare, por do të jetë një përfitim i madh për kompaninë, e cila do ta fitojë projektin. Sipas Çekut, Qeveria nuk është dashur të lejojë këtë përqindje të ulët, pasi edhe përftimet ekonomike do të jenë minimale.
“Në gjenerim, Qeveria e Kosovës është dashur të ketë aksione deri në 50 për qind, për arsye se ka vendosur dy blloqet e ‘Kosovës B’ që prodhojnë rreth 630 megavate orë energji elektrike, e që përafërsisht krijojnë gjenerim të energjisë elektrike për tregun e brendshëm - rreth 200 milionë euro në vit”, deklaroi Çeku.
Ekspertët e energjetikës kritikojnë autoritetet kosovare për mungesë të transparencës në projektin e Termocentralit “Kosova e re”. Ata vlerësojnë se diskutimet e fundit për pjesëmarrjen e Qeverisë së Kosovës në këtë projekt nuk janë aspak korrekte dhe të qarta. Gjithashtu, ekspertët kritikojnë autoritetet kompetente për zvarritje të projektit.
Eksperti i energjetikës, Naim Hoxha, tha se pjesëmarrja e Kosovës në këtë projekt është bërë sipas përcaktimeve të investitorit - gjë që, sipas tij, nuk është dashur të lejohet nga institucionet e Kosovës.
“Ne nuk kemi asnjë informatë se me cilat kritere i kanë caktuar ato përqindje, si janë caktuar ato, pse mund të jenë 25 e nuk mund të jenë 45 apo 51. Unë e kam të qartë se roli kryesor është i investitorit, atij që i jep mjetet, mirëpo duhet të qartësohet, duhet të ketë transparencë me qytetarët”, u shpreh Hoxha.
Sektori i energjisë, që nga përfundimi i luftës, gjendet në situatë të vështirë. Për të dalë nga kjo gjendje, që nga viti 2001 janë bërë analiza nga më të ndryshmet, si nga institucionet vendore, ashtu dhe nga ato ndërkombëtare, por, deri më tani, nuk ka pasur ndonjë ndryshim.
Lidhur me këtë, eksperti i energjetikës, Hoxha, fajësoi institucionet e Kosovës.
“Në pikëpamjen teknike, neve na duhet energjia elektrike, sepse është e domosdoshme për zhvillim të mëtutjeshëm. Mirëpo, ne nuk kemi strategji zhvillimore dhe nuk e dimë sa na duhet energjia. Prandaj, do të prodhohet energji aq sa ka leverdi ai që do të investojë në sektorin e energjisë dhe jo aq sa na duhet neve”, deklaroi Hoxha.
Autoritetet kosovare kanë vlerësuar se realizimi i këtij projekti e largon Kosovën nga terri duke i siguruar asaj 24 orë drita.

...do të prodhohet energji aq sa ka leverdi ai që do të investojë në sektorin e energjisë dhe jo aq sa na duhet neve.