Perspektiva evropiane e Kosovës është e qartë, pavarësisht mungesës së njohjeve nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, thonë autoritetet në Kosovë. Mirëpo, përfaqësues të partive opozitare dhe ekspertët për integrime theksojnë nevojën, që pas procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, të ketë një diplomaci më aktive te këto shtete dhe te vendet tjera që hezitojnë ta njohin Kosovën.
Pavarësisht mosndryshimit të diplomacisë greke, spanjolle, asaj sllovake, rumune dhe qipriote ndaj shtetësisë së Kosovës pas prezantimit të mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Prishtina zyrtare pret që shumë shpejt të njihet edhe nga këto vende të Bashkimit Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se perspektiva evropiane e Kosovës është e qartë, edhe pse pesë vendet evropiane nuk e njohin atë si shtet.
“Tashmë nga Brukseli kemi një qëndrim unik për mbështetjen e plotë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe në këtë drejtim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndërsa, unë pres njohjet edhe nga pesë vendet, të cilat janë në aspekte procedurale vendimmarrëse për njohjen e shtetit të Kosovës”, thotë kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi thekson se që nga prezantimi i mendimit të GJND-së, diplomacia kosovare ka shtuar angazhimet në drejtim të rritjes së njohjeve për Kosovën, rezultatet e të cilit proces, sipas tij, mund të priten në javët dhe muajt e ardhshëm.
“Do të ketë në ditët e ardhshme, në javët e ardhshme dhe në muajt e ardhshëm, por procesi do të ecë vetëm përpara dhe do të ketë njohje të reja të sigurta. Pra, procesi i pavarësisë së Kosovës, i konsolidimit dhe i njohjeve, do të njohë një fuqizim të ri ndërkombëtar”, thekson Thaçi.
Megjithatë, mungesa e njohjeve nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, sipas ekspertit për integrime, Shenoll Muharremi, mund të shkaktojë disa komplikime kur bëhet fjalë për marrëdhëniet kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian.
Njohja nga të gjitha 27 vendet anëtare, sipas tij, është e rëndësishme për anëtarësimin e Kosovës në BE.
“Këto pesë vende janë vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe rregullat janë të atilla që vendet aspirojnë t’i bashkohen këtij klubi, duhet ta respektojnë edhe vullnetin e këtyre shteteve”, vlerëson Muharremi, duke theksuar rëndësinë e njohjes nga e gjithë BE-ja për të shmangur shfaqjen e problemeve siç i ka Greqia me Maqedoninë.
Muharremi shton se e ardhmja evropiane e Kosovës edhe tani është e qartë dhe se BE-ja vazhdon të ketë marëdhënie në nivele të ndryshme me vendin.
Periudha kohore që nga publikimi i mendimit këshillëdhënës të GJND-së, sipas të cilit me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare, sipas opozitës, duhet të shfrytëzohet për lobim më aktiv nga autoritetet e vendit.
Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, thotë se diplomacia kosovare deri më tani nuk ka pasur strategji lobimi dhe se duhet të shpejtojë në rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën para sesionit të 64-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Është momenti i duhur, e është moment i mirë që të shfrytëzohet kjo periudhë kohore, posaçërisht para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të sigurohen sa më shumë njohje, jo vetëm të këtyre pesë vendeve evropiane, por edhe të vendeve të tjera”, shprehet Arifi.
Kosovën deri më tani e kanë njohur 69 vende nga arena ndërkombëtare, prej të cilave 22 shtete anëtare të Bashkimit Evropian.
Autoritetet në Kosovë paralajmëruan një valë të re njohjesh pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, mirëpo deri më tani nuk ka pasur ndonjë sinjal për njohje, qoftë nga pesë vendet e BE-së, apo nga vende të tjera.

Këto pesë vende janë vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe rregullat janë të atilla që vendet aspirojnë t’i bashkohen këtij klubi, duhet ta respektojnë edhe vullnetin e këtyre shteteve.
Njohja nga të gjitha 27 vendet anëtare, sipas tij, është e rëndësishme për anëtarësimin e Kosovës në BE.
“Këto pesë vende janë vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe rregullat janë të atilla që vendet aspirojnë t’i bashkohen këtij klubi, duhet ta respektojnë edhe vullnetin e këtyre shteteve”, vlerëson Muharremi, duke theksuar rëndësinë e njohjes nga e gjithë BE-ja për të shmangur shfaqjen e problemeve siç i ka Greqia me Maqedoninë.
Muharremi shton se e ardhmja evropiane e Kosovës edhe tani është e qartë dhe se BE-ja vazhdon të ketë marëdhënie në nivele të ndryshme me vendin.
Periudha kohore që nga publikimi i mendimit këshillëdhënës të GJND-së, sipas të cilit me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare, sipas opozitës, duhet të shfrytëzohet për lobim më aktiv nga autoritetet e vendit.
Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, thotë se diplomacia kosovare deri më tani nuk ka pasur strategji lobimi dhe se duhet të shpejtojë në rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën para sesionit të 64-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
është moment i mirë që të shfrytëzohet kjo periudhë kohore, posaçërisht para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të sigurohen sa më shumë njohje...