Mazhoranca dhe opozita vazhdojnë t’u qëndrojnë pozicioneve të tyre edhe sot kur shënohet dita e katërt e grevës së urisë së deputetëve socialistë.
Në një dalje publike para medias, kryeministri Sali Berisha tha se mazhoranca nuk do të lejojë në asnjë mënyrë shkeljen e Kushtetutës dhe të institucioneve të pavarura me vendime politike.
“Zoti Rama ka dy opsione. Ka opsionin e rekomanduar zyrtarisht nga Këshilli i Evropës që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, në qoftë se ajo e gjykon të arsyeshme për të kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias. Ndryshe, zoti Rama ka opsionin tjetër të pjesëmarrjes në komisionin e ngritur, ku ekziston shumica”.
“Zoti Rama, çdo dokument që do të disponojë mbi procesin zgjedhor dhe që mund të kërkojë hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave, t’ia japë prokurorisë, institucion ky që ka tagrin ligjor dhe kushtetues për të hetuar çdo gjë në përputhje me kodin e procedurës penale, ndaj të cilit nuk mund të ketë kufizime. Unë jam njeri i hapur gjithmonë për dialog, i hapur gjithmonë për takime”, tha Berisha.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha sot se aksioni i opozitës do të vazhdojë deri në garantimin e transparencës së plotë për zgjedhjet.
“Nuk ka shumë fjalë për të thënë, përveç shprehjes së neverisë për këtë qeveri që vazhdon t’i mbajë sytë mbyllur, vazhdon t’i mbajë veshët taposur. Është momenti përsëri për të rinënvizuar se ne nuk ndalemi”, u shpreh Rama.
Situata politike u komentua dhe nga presidenti i Republikës. Kryetari i shtetit, Bamir Topi, tha se respekton çdo sjellje politike brenda konturave demokratike.
“Do të pozicionohem parimisht si kryetar i shtetit që do të respektoja gjithçka që respekton parimet demokratike. Ky është një term disi i përgjithshëm, por secili duhet ta gjejë veten këtu te kjo shprehje. Pra, gjithçka që është demokratike, duhet të aspirohet, por edhe duhet të aplikohet. Unë uroj që gjithçka të shkojë në normalitet sipas këtyre rregullave demokratike, që ne i kemi sanksionuar edhe me ligj”, tha Topi.