Komisioni Evropian u ka bërë thirrje rrjeteve të internetit "Facebook" dhe "Myspace" që t'i rrisin përpjekjet për të mbrojtur fëmijët nga ekspozimi, të cilët me të madhe i shfrytëzojnë forumet e tilla.
"Presim nga të gjitha shoqëritë që të bëjnë më tepër për të mbrojtur jetën private të të miturve, të cilët postojnë përmbajeje në internet", tha komisionerja e BE-së, Vivien Reding.
Ajo tha se në ueb faqet e këtilla, të dhënat e fëmijëve do të duhej automatikisht të jenë të mbrojtur.