Serbia e tërheq ambasadorin nga Podgorica për konsultime


Serbia ka protestuar te Mali i Zi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dhe e ka tërhequr ambasadorin e saj, Zoran Lutanovac, për konsultime në Beograd.

Ministria e Jashtme e Serbisë sot i ka paraqitur demarsh përfaqësuesit të Malit të Zi në Beograd, me rastin e vendimit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me, siç thuhet, “institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë”.

Ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiq, ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të ambasadorit të Serbisë në Podgoricë për konsultime në Beograd, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.