Mbrëmë, në mesnatë, u hoq regjimi i vizave për qytetarët e Maqedonisë, që duan të udhëtojnë në shtetet e zonës Shengen.
Me këtë rast, në Shkup janë mbajtur manifestime të shumta në kuadër të së ashtuquajturës “Nata e bardhë”, ndërsa Qeveria ka organizuar shëtitje njëditëshe në Paris për njëqind qytetarë, të shoqëruar nga studentët më të mirë dhe një grup i gazetarëve të mediave vendore.
Autoritetet shtetërore thonë se heqja e regjimit të vizave është një e arritur e madhe për Maqedoninë, pasi përfitimet do të jenë të mëdha në të gjitha sferat.
“Përfitojmë absolutisht shumë më shumë, sepse ekonomia jonë hapet, arsimi ynë hapet e të mos flasim për turizmin, për mbrojtjen shëndetësore, për kulturën, të cilat deri tani kanë qenë në një izolim total, për shkak të ekzistimit restriktiv të vizave”.
“Tani kemi mundësi që shumë më intensivisht të përfshihemi në rrjedhat evropiane të ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit”, deklaron Dimitar Mirçev, këshilltar për çështje evropiane i presidentit Gjorgje Ivanov.
Ndërkohë, nga agjencitë turistike thonë se interesimi i qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit është në rritje e sipër, tani pas heqjes së vizave.
“Interesimi është vazhdimisht në rritje për të udhëtuar jashtë shtetit, kuptohet duke i plotësuar kushtet e nevojshme për udhëtim”.
“Ne, si agjenci, kemi marrë masat dhe jemi përgatitur me oferta të ndryshme për festat e Krishtlindjeve dhe festat e Vitit të Ri. Kemi një ofertë të gjerë”, thotë Bunjamin Durmishi, punonjës turistik.
Përkundër kësaj, ekspertët nuk presin që të ketë largim të madh të qytetarëve të Maqedonisë, ashtu siç ndodhi me Rumaninë dhe Bullgarinë.
“Në shtetet perëndimore kërkohen njerëz profesionistë në shkencat kompjuterike. Prandaj, edhe nëse hapet tema e, siç thuhet, ‘ikjes së trurit’, megjithatë, elita do të qëndrojë në vend”, thotë profesori i ekonomisë, Abdylmenaf Sejdini, për të shtuar:
“Unë nuk pres që të ketë ndonjë emigrim në numër të madh. Do të ketë emigrim sezonal edhe atë informal, që i njëjti emigrim sezonal ose informal na bie dërgesa apo remitenca, e që është pozitive për ekonominë”.
“Nga aspekti i ‘ikjes së trurit’, edhe në atë aspekt nuk presim shumë, sepse fuqia e mirëfilltë punëtore kthehet pas një kohe të caktuar. Mund të ketë një emigrim afatshkurtër dhe ata kthehen, por parakushti është që këtu brenda shtetit të krijojmë kushte”, shprehet Abdylmenaf Sejdini.
Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e qytetarëve thonë se kriza e rëndë ekonomike, në të cilën ndodhet Maqedonia, e pamundëson udhëtimin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian. Disa prej tyre deklarojnë:
“Në bazë të krizës që është dhe që shihet, besoj se nuk do të ketë shumë mundësi. Një numër i njerëzve do të kalojë në Evropë, por shumica do të mbetet këtu me siguri”.
“Të ardhurat janë shumë të ulëta, papunësia është shumë e madhe, pensionet janë të ulëta, kjo është”.
“Në Evropë – jo, nuk jemi në gjendje, ekonomia është baza. Kush mund të shkojë në Evropë, me rrogat tona...”.
Heqja e vizave nuk nënkupton edhe lëvizjen krejt të lirë të qytetarëve të Maqedonisë. Ata do të kenë të drejtën e qëndrimit në BE për 90 ditë, por për këtë ata duhet të posedojnë edhe dokumentacionin për vendin ku do të udhëtojnë, sigurimin shëndetësor, si dhe mjete financiare, shuma e të cilave do të varet nga kërkesat e autoriteteve doganore në shtetet ku udhëtojnë.
Gjatë qëndrimit në vendet e BE-së, qytetarët e Maqedonisë nuk do të mund të punojnë, pasi për këtë nevojiten marrëveshje të posaçme.