Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sjellë në fuqi marrëveshjen për bashkëpunimin bërthamor për përdorime civile.
Sipas paktit, Shtetet e Bashkuara do të transferojnë në Emirate paisje bërthamore, reaktorë dhe materiale për kërkimet bërthamore civile. Në këmbim, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë premtuar se nuk do të pasurojnë uraniumin dhe nuk do të riprocesojnë karburantin e mbetur bërthamor për plutonium. Të dyja janë materiale që përdoren në prodhimin e armëve bërthamore.
Zyrtarët amerikanë thanë se marrëveshja mes dy shteteve duhet të shërbejë si model për mosshumimin e armëve bërthamore.