Vatikan: Papa u takua me Sali Berishën

Papa Benedikti i 16 e pranoi sot në Vatikan, kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Në kumtesë thuhet se Papa dhe Berisha shkëmbyen opinione për shumë çështje aktuale ndërkombëtare dhe veçanërisht për situatën në Ballkan.

Kryeministri Sali Berisha e ka ftuar Papën, që vitin e ardhshëm ta vizitoj Shqipërinë dhe të marrë pjesë në 100 vjetorin e lindjes së Nënës Tereze.