SHBA: Bullgaria të pranoj të burgosur nga Guantanamo

Qeveria e Bullgarisë thotë se Uashingtoni ka pyetur se a mund të pranoj Sofja të burgosur nga burgu Guantanamo Bej në Kubë.

Ministri i brendshëm, Cvetan Cvetanov, i tha radios shtetërore, se kërkesa ishte bërë nëpërmjet të një letre për kryeministrin e Bullgarisë.

Sipas tij, kërkesa e Uashingtonit, do të diskutohet nga komitetet e parlamentit për politikë të jashtme, mbrojtje dhe siguri kombëtare, por megjithatë, Bullgaria mund ta bëjë “vetëm një kontribut të vogël”.

Më se 200 të burgosur ende mbesin në Gauntanamo Bej.

Afro 90 të burgosur janë liruar për transfer, por administrata Obama, e kufizuar nga Kongresi, që ata të lejohen brenda Shteteve të Bashkuara, po përpiqet t’i bindë shtetet e tjera, që t’i marrin të burgosurit.