GJND: Sot argumentojnë Franca, Jordania dhe Norvegjia


Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, argumentet e tyre pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës sot i paraqesin Franca, Jordania dhe Norvegjia.

Dje Shtetet e Bashkuara dhe Finlanda u shprehën në mbrojtje të pavarësisë, ndërsa Rusia dhe Spanja e kundërshtuan.

Përfaqësuesi amerikan tha se pavarësia e Kosovës është vullnet i popullit të saj dhe faktor stabiliteti në Ballkan.