Deri më tash, në Kosovë kanë vdekur 8 persona nga virusi A-H1N1 dhe dy të tjerë dyshohet të kenë vdekur nga i njëjti virus. Ndërkaq, numri i infektimeve të dyshuara ka arritur në 334. Kështu thotë Jusuf Dedushaj, kryetar i Komitetit Nacional për Sëmundje.
“Sa i përket situatës epidemiologjike me gripin pandemik A-H1N1 në Republikën e Kosovës, nga 15 korriku e deri më 2 dhjetor, në Institutin Kombëtar janë raportuar 334 raste të dyshuara me grip, ndërsa në qendrën kombëtare të gripit, 167 janë paraqitur raste pozitive me gripin A-H1N1. Deri sot, 10 raste kanë vdekur, nga të cilat 8 janë vërtetuar me laborator”, thotë Dedushaj.
Sipas tij, me gripin e derrit janë të prekura kryesisht moshat e reja.
“Nga numri total i rasteve, dominon mosha e re nga 1 deri në 30 vjeç”, thekson Dedushaj.
Vaksinat kundër virusit A-H1N1, të premtuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pritet që së shpejti të arrijnë në vend.
Sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, 100 mijë doza pritet të arrijnë në ditët në vijim, derisa edhe 120 mijë doza të tjera gjatë muajit dhjetor.
“Sipas premtimeve nga OBSH-ja, 220 mijë doza pritet të arrijnë në dhjetor. Do të jenë të ndara në dy pjesë dhe pjesa e parë pritet në ditët në vijim të arrijë, pasi që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë një plan të distribuimit të tyre”, shpjegon Hoti.
Ndërkaq, sipas Jusuf Dedushajt, disa nga mjekët tashmë janë vaksinuar dhe pritet edhe në shumë reparte të Qendrës Klinike Universitare të vaksinohen ekipe mjekësh.
“Mjekët po vaksinohen, prej ministrit të Shëndetësisë, i pari në Kosovë, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një grup gazetarësh dhe do të vaksinohen edhe në klinikën e gjinekologjisë”, thotë Dedushaj.
Mirëpo, numri i qytetarëve të vaksinuar, sipas tij, nuk është i kënaqshëm. Ai shpreh bindjen se së shpejti pritet të rritet fluksi i qytetarëve që duan të vaksinohen.
“Ekipet mjekësore do të fillojnë me vaksinimin e qytetarëve dhe disa qytetarë janë vaksinuar nga Instituti i Shëndetit Publik”, thotë Dedushaj.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hotit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar përdorimin e kësaj vaksine dhe ajo që mund të thuhet, është se vaksina, megjithatë, nuk është vaksinë e detyruar. Sipas tij, secili që dëshiron ta marrë, do ta ketë atë mundësi.