Meta: BE-ja i ofron perspektivë Kosovës



Raporti për Kosovën tregon qartë angazhimin e BE-së për të ofruar perspektivë më konkrete për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane, ka thënë zv/kryeministri dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai i bëri këto komente me të mbërritur në aeroportin e Prishtinës, në fillim të vizitës dyditore në Kosovë.

“Po e përjetojmë një dinamikë të re të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha Meta.

Ai ka theksuar se Shqipëria, jo vetëm që mbështet fuqishëm shtetin e ri dhe të pavarur të Kosovës, por e mbështet edhe ndërtimin dhe fuqizimin e një Kosove demokratike dhe evropiane.