Mesfushori i kombëtares franceze Frank Ribëri, i cili aktualisht luan me Bajernin e Mynihut, është në izolim pas lajmit se bashkëshortja e tij është prekur nga gripi i derrave.
Ribëri po stërvitet i vetëm, njoftoi trajneri i Bajernit.
Ky është lojtari i dytë i këtij ekipi që izolohet për shkak të virusit H1N1. Së fundi ka qenë Mirosllav Klose dhe bashkëshortja e tij që u mbajtën në izolim, pasi djemtë e tij binjakë, Noah dhe Luan ishin infektuar me virusin e gripit të derrave.