Indonezi: Vritet punonjës i Kryqit të Kuq


Një punonjës i Kryqit të Kuq të Gjermanisë është qëlluar për vdekje në provincën Aceh të Indonezisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve Antara raportoi se personi i armatosur mbi një motoçikletë hapi zjarr ndaj automjetit ku ndodhej punonjësi i Kryqit të Kuq dhe tre të tjerë.

Aceh ka qenë për disa dekada me radhë skenë e konfliktit ndërmjet ushtrisë së Indonezisë dhe rebelëve separatistë para se të nënshkruhet marrëveshja paqësore në vitin 2005.