30-vjetori i pengmarrjes në Iran
Mbështetësit e Revolucionit Islamik duke demonstruar në Teheran. - Protestat kundër sundimit të shahut Reza Pahlavi filluan në janar të vitit 1978. Shahu u arratis nga Irani në janar të 1979-ës dhe regjimi mbretëror u rrëzua nga guerilët dhe trupat rebele më 11 shkurt. Udhëheqësi i revolucionit, Ajatoallh Ruhollah Khomeini, u kthye nga ekzili në Iran për t’u bërë udhëheqës suprem i Republikës Islamike të Iranit, në dhjetor të 1979-ës.
Më 4 nëntor të vitit 1979, rreth 400 studentë radikalë të Iranit u ngjitën mbi muret e ambasadës amerikane në Teheran. - Studentët kërkuan që shahu i Iranit të ekstradohet nga Shtetet e Bashkuara, ku ai kishte ikur për të marrë trajtim mjekësor. Shahu kishte dëbuar Khomeinin në vitin 1964.
Rreth 90 amerikanë, brenda kompleksit, ishin marrë peng nga studentët.
Ballina e gazetës "Kayhan", më 4 nëntor, 1979, iu kushtua lajmit mbi rrëmbimin e ambasadës. - Khomeini i kishte dhënë bekimin rrëmbimit të ambasadës.
Trembëdhjetë pengje femra dhe zezakë u liruan.
Ish-pengjet e liruara arritën në aeroportin Orly të Francës, më 20 nëntor, 1979.
Mbështetësit e Revolucionit Iranian duke demonstruar para ambasadës amerikane në Teheran, gjatë krizës.
Revolucionarët duke demonstruar para ambasadës së SHBA-ve në Teheran. - Më 24 prill, 1980, një mision shpëtimi për lirimin e pengjeve dështoi, pasi dy avionë u përplasën në shkretëtirën iraniane. Tetë ushtarë amerikanë humbën jetën.
Një portret i presidentit të atëhershëm amerikan, Xhimi Karter, ishte vendosur jashtë ambasadës, më 18 nëntor, 1979. - Karter kishte ngrirë asetet iraniane në Shtetet e Bashkuara dhe kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike.
Udhëheqësi i studentëve, Ajatollah Musavi Khoeini, duke folur nga maja e një muri të ambasadës së SHBA-ve, në përvjetorin e parë të rrethimit.
52 pengjet e mbetura u liruan më 20 janar të vitit 1981, pas 444 ditëve në robëri. - Pengjet e liruara amerikane u mirëpriten në bazën e forcave ajrore “Andrews” në Meriland, më 27 janar 1981.