Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka kërkuar nga Izraeli që të bëjë “gjest pozitiv” ndaj palestinezëve, duke lëvduar përpjekjet e palestinezëve për përmirësimin e situatës në rajon.
“I thashë kryeministrit izraelit Benxhamin Netanjahu se gjestet pozitive të palestinezëve do të duhej të nxitnin gjeste pozitive të Izraelit...për organizimin e sigurisë në Bregun Perëndimor”, tha Klinton gjatë qëndrimit në Marakesh të Marokut.
“Izraeli ka bërë diçka në këtë drejtim, por nevoitet më shumë”, ka thënë kryediplomatja amerikane.