Rusi/Serbi: Bisedime për kredi


Serbia dhe Rusia i kanë filluar bisedimet për kushtet e një kredie prej 1 miliardë dollarë. Agjencia Asoshieted Press pohon se ky veprim nga disa shihet si përpjekje e Rusisë për të shtrirë ndikimin në Ballkan.
Kushtet e kredisë nuk janë bërë të njohura, por dihet që ajo do të përdoret për të financuar deficitin e buxhetit të Serbisë në projektet e mëdha të infrastrukturës.