Mediat iraniane njoftuan se Irani ia ka prezantuar Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë përgjigjen e tij ndaj projekt marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore.
Agjencia ISNA ka cituar emisarin iranian në agjencinë, Ali Asgar Soltanie, të ketë thënë se “Irani ka kërkuar “plotësime teknike dhe ekonomike”.
Më herët, presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se Irani do ta mirëpresë marrëveshjen bërthamore të propozuar me Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Francën.
Marrëveshja parasheh që Irani ta dërgojë sasinë më të madhe të uraniumit me nivel të ulët pasurimi jashtë vendit për t’u procesuar në karburant bërthamor.