NASA lanson raketë të re


Agjencia amerikane e Hapësirës NASA e lansoi sot raketën më të re në një fluturim testues.

Raketa “Arex I-X”, me gjatësi 100 metra, nuk mbart udhëtarë.

Lansimi i suksesshëm e paraqet hapin e parë në përpjekjet e NASA-s për t’i kthyer astronautët në Hënë.

Por Shtëpia e Bardhë është duke e rishikuar programin e hapësirës, dhe mund ta ndërpresë projektin “Ares” për ndonjë lloj tjetër të raketës, dhe mundësisht me një destinacion tjetër.