Maqedonia nuk mund t’i bashkangjitet Bashkimit Evropian derisa nuk zgjidhet çështja e emrit, e transmeton Reuters një zyrtar të qeverisë në Athinë.
“Çështja e emrit duhet të zgjidhet përpara se të mendojmë t’i hapim bisedimet për anëtarësim me Shkupin”, ka thënë ministri Dimitris Droucas, i ngarkuar për politikën e jashtme në qeverinë e re greke të kryeministrit George Papandreu.
“Kjo është një vijë e qartë dhe e rreptë e Greqisë. Ne e quajmë këtë vijë të kuqe”, ka thënë Droucas.
Ai ka shtuar se qeveria e re dëshiron që të gjendet një zgjidhje për emrin.
Droucas ka thënë se nGreqia dëshiron që të gjitha vendet e Ballkanit t’i bashkangjiten BE-së.
Viti 2014 mund të jetë “data deri në të cilën ne shpresojmë se të gjitha këto vende mund të bëhen anëtarë të BE-së”, ka thënë Droucas.