Angela Merkel sot formalisht u zgjodh kancelare e Gjermanisë për një mandat të dytë nga parlamenti gjerman.
Merkel do të jetë kancelare e koalicionit të qendrës së djathtë të partisë së saj Kristiano Demokrate, të partisë simotër nga Bavaria, Unioni Kristiano Social, dhe të partisë pro-biznesit, Demokratët e Lirë.
Në zgjedhjet e 27 shtatorit, Merkel ia doli t’i heqë qafe rivalët Socialdemokratë, ish partnerët në “koalicionin e madh”.
Merkel tha se prioriteti i koalicionit të ri do të jetë që sigurojë që ekonomia më e madhe e Evropës të dalë më e fortë nga kriza finansiare.